E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çfarë parashikon projekti i BIG-Studio

BIG është një studio relativisht e re, e themeluar nga Bjarke Ingels në vitin 2006, por që tashmë ka listuar në listën e punëve të saj mjaft objekte të njohura botërisht. Studio BIG me projektin e tij të pavijonit përfaqësoi Danimarkën në Expo Shanghai 2010. Ky ishte një ndër pavijonet më të vizituara dhe të vlerësuara nga ekspertët për sa i përket filozofisë së projektimit. BIG ka projektuar objekte të ndryshme, duke filluar nga ato rezidenciale dhe duke vazhduar më pas me projekte për muze, bibliotekë, qendra kulturore e sportive. Eksperienca e studios shtrihet edhe në fushën e planifikimit urban.

Përfaqësuesi i kësaj studioje gjatë prezantimit të projektit ka shpjeguar disa nga detajet më kryesore të tij: “Ne erdhëm në Tiranë dhe pamë aktivitetet, klimën, jetën dhe kjo e bën hapësirën e jashtme një pjesë të jashtëzakonshme. Integrimi në hapësirën e jashtme me shumë rëndësi. Do të jetë i rëndësishëm respektimi i masterplanit dhe parimet që udhëheqin këtë plan. Roli kryesor i projektit në peizazhin kulturor të Tiranës është që të krijohet një ekuilibër në trekëndëshin e feve. Nuk mund të konceptonim projektin pa pasur parasysh hapësirën urbane përreth tij. Menduam të projektonim një Xhami e cila i fton njerëzit që të angazhohen dhe përfshijnë edhe hapësirën urbane në të. Ideja është të ndërtohet një kompleks që përforcon qëllimet e Masterplanit të Përgjithshëm. Krijohet një shesh në formën e një hapësire urbane të mbuluar nën ndërtesat rrethuese. Në pjesët anësore kemi hapësirat për marrjen e avdesit gjatë pushimeve. Propozojmë që Xhamia të ketë edhe një shesh të zgjeruar të besimit fetar. Gjatë pushimeve mund të zgjerohet aktiviteti i Xhamisë jashtë në hapësirat urbane, jo plotësisht jashtë, por në hije. Shatërvani gjatë pushimit mund të shndërrohet në zonë për marrjen e avdesit. Sa i përket lutjeve, ideja është që fasada e Xhamisë dhe Xhamia të mund të hapet drejt sheshit duke ftuar njerëzit që të hyjnë në të, në hapësirën kryesore, dhe ideja është vendosja e kësaj kupole në krahun e kundërt, që është një shandan dhe për secilën nga lutjet do të krijohet një atmosferë e veçantë. Xhamia mund të përmbajë 1000 vizitorë gjatë ditëve të zakonshme e më pas ky numër mund të zgjerohet të premten e ditët e pushimeve ku mund të zihet gjithë hapësira e sheshit”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›