E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dorëzohet Çikago, Boston në gjysmëfinale

Bostonit iu nevojit ndeshja e shtatë për të "hequr qafe" Çikagon
(109-99) dhe për të siguruar një vend në gjysmëfi nalet e Konferencës
së Lindjes. Lojtari më i mirë i Sëlltik ishte i zakonshmi Rei
Alen, që me 23 pikët e realizuara, 7 topat e rikuperuar nën tabelë
dhe 3 asiste ka udhëhequr skuadrën drejt suksesit. Paraqitje të
mirë regjistruan edhe Pol Pirs (20 pikë e 9 topa të rikuperuar) dhe
Kendrik Perkins (14 pikë e 13 topa të rikuperuar). Bulls-ave nuk u
kanë mjaftuar 33 pikët e realizuara nga Ben Gordon për të vazhduar
aventurën në këtë sezon. Kundërshtari i ardhshëm i Bostonit është
Orlando Mexhik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›