Çfarë të kujton ky gisht zoti Basha?

Ky gisht te ben te ulesh koken dhe te qeshesh!
Këshilltarët socialistë i kërkojnë Bashës llogari për hidrocentralin e Dollapit. Lulzim Basha nuk ka folur për këtë operacion të rrezikshëm financiar të një institucioni në varësi të tij. E qartë është se ai nuk mund të flasë sepse kryebashkiakun e kemi në krye të qeverisë
Këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak i kanë kërkuar llogari kryebashkiakut Lulzim Basha për blerjen e një hidrocentrali nga Ujësjellësi i Tiranës, një institucion i Bashkisë.
Opinioni publik është njohur në mënyrë të papritur me një marrëveshje për blerjen e Hidrocentralit Lanabregas nga një institucion i Bashkisë së Tiranës me një vlerë mbi 15 milion euro bashkë me interesat e kredisë. Nuk ka pasur transparencë për një veprim të tillë. Ne si këshilltarë të opozitës jemi thellësisht të shqetësuar kur gjendemi përballë faktit të kryer, ndërsa mbi 15 milionë euro trajtohen si pronë private. Në fakt e vërteta është se kemi të bëjmë me një akt blerjeje mes dy subjekteve që janë pasuri publike si përsa i përket Ujësjellësit të Tiranës, institucion i bashkisë, ashtu dhe HEC të Lanabregasit. Bashkia e Tiranës dhe kryetari Lulzim Basha ka heshtur. Bëjnë të njëjtën gjë sa herë u duhet të kryejnë hapa joligjorë, tha drejtuesi i këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi.
Ai i ka shtruar disa pyetje Bashës.
Duke vlerësuar si një akt antiligjor, transaksione të mëdha bankare, në ndihmë të qeverisë së dështuar financiarisht, këshilltarët e opozitës në Këshillin Bashkiak të Tiranës kërkojnë thirrjen, në raport, interpelancë, bazuar në ligj, të Kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha i cili duhet ti sqarojë qytetarët dhe mos zgjedhë heshtjen. Mbi 15 milion euro duhet ti paguajnë taksapaguesit e kryeqytetit dhe për këtë Lulzim Basha duhet të japë llogari, të ketë transparencë përballë opinionit publik.
Disa nga pyetjet për të cilat qytetarët kërkojnë përgjigje janë:
-Mbi çfarë baze e procedure ligjore është bërë marrëveshja e blerjes së HEC-it Lanabregas?
-Si është bërë përzgjedhja e kompanisë fituese?
-Sa janë interesat e kredisë dhe vlera totale e këtij transaksioni?
-A ka pasur një procedurë përzgjedhëse për një variant më të mirë dhe më të lirë?
-Me çtë drejtë penalizohen qytetarët e Tiranës me këtë transaksion dhe pagesë të panevojshme?
Për të gjitha këto pyetje dhe të tjera që lidhen dhe me rritjen e çmimit të ujit në Tiranë duke vënë qytetarët në vështirësi serioze ne kërkojmë sa më parë një seancë të posaçme të Këshillit Bashkiak ku Lulzim Basha tu përgjigjet pyetjeve në respekt të ligjit dhe transparencës, deklaroi Dalipi.
Ujësjellësi i Tiranës, i drejtuar nga Sahit Dollapi, i bleu qeverisë ujësjellësin e Lanabregasit para pak ditësh, në një lëvizje të dyshimtë, që duket se synimin e vetëm ka të mbushë arkën e zbrazur të qeverisë.