E Shtunë, 31 Tetor 2026

iPhone 5 vjen në shtator

Pavarsishtë se nuk ka ndonjë lajm zyrtar qarkullojnë zëra se iPhone 5 (i njohur gjithashtu si iPhone 4S) do të dalë diku nga mesi i shtatorit.

Shenjat e para erdhen nga administratori i Verizon, operatori telefonik kontraktues i Apple, që aksidentalisht i tregoi analistëve se kompania e tij pret një “rifreskim” të iPhone nga vjeshta.

Thashetheme vinë edhe nga blogu “Boy Genius Report” se AT&T, kontraktuesi tjetër i Apple në Amerikë për telefoninë celulare, ka filluar përpunimin e planeve të brëndëshme për iPhone 5 dhe ka rritur numrin e punësimeve për në shtator.

Ndërkohë as Apple dhe as AT&T nuk kanë lëshuar deklarata mbi datën e daljes së iPhone 5.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›