Tirana e sezonit të ri, nis sot firmosja e kontratave
TIRANE- Tirana e sezonit të ri do të marrë sot formën e saj të parë, kur presidenti Refik Halili të nisë nga firmosja e kontratave me futbollistët. Edhe pse luajtën në Europa League, vetëm pak lojtarë të klubit bardheblu janë me kontratë të rregullt me të. Bëhet fjalë për futbollistët e huaj dhe dy shkodranët Gilman Lika e Bekim Bala, të vetmit që kanë qenë të sigurt se do të ishin në skuadër edhe për sezonin tjetër.
Sot do të jetë dita e së vërtetës për të mësuar fatin e skuadrës së re, e cila do të synojë rikthimin te titulli kampion pas dy vitesh "thatësirë". Në dispozicion të trajnerit Julian Rubio Sançez duket një skuadër e mirë me emra, por me shumë probleme përsa u përket roleve të futbollistëve në ekip. Duke qenë se kampionati starton për më pak se 4 javë, Halili ka vendosur që nënshkrimi i kontratave të bëhet që tani, në mënyrë që tekniku të ketë kohë të nisë nga përgatitjet. Në fakt, në këtë vendim ka ndikuar jo pak edhe presioni i klubeve të tjera, sidomos atij korçar, për të marrë futbollistë të skuadrës kryeqytetase. Edhe pse bëhet fjalë për çështje kontraktore, bisedimet mes drejtuesve të klubit Tirana dhe një pjese të mirë të futbollistëve, pritet të mos kenë shumë probleme. Të paktën kështu bëhet e ditur në klubin bardheblu, ku janë të sigurt se të gjithë lojtarët që janë aktualisht në dispozicion, do të firmosin.
Tirana "e re"
Rindërtimi i Tiranës pritet të mos jetë një proces edhe aq i lehtë dhe kjo për faktin se nga bardheblutë janë larguar dy futbollistë të një niveli të lartë. Andi Lila ka kaluar te Pas Janina në Greqi, ndërkohë që Jahmir Hyka u është bashkuar zvicerianëve të Lucernës. Një tjetër largim është Gozdenoviç, një nga më të dalluarit në sezonin e shkuar. Asnjë prej këtyre lojtarëve nuk është zëvendësuar, madje trajneri Sançez nuk ka në organikë asnjë mbrojtës krahu, përveç Elvis Sinës. Në ndeshjet me Spartak Tërnavën në Europa League, ai është detyruar të hedhë në krahë futbollistë pa shumë eksperiencë, si Taku dhe Kërçiku, dy lojtarë shumë të rinj.
Merkato
Ndonëse trajneri Sançez ka pritur disa ndërhyrje në merkato për të kompletuar skuadrën në disa role, presidenti Refik Halili duket se nuk ka ndërmend të marrë futbollistë të tjerë. Problemi më i madh mbeten krahët e mbrojtjes, për të cilët duket se nuk ka ende një zgjidhje. Burime brenda klubit bëjnë të ditur se futbollistë si portieri Lika apo mbrojtësi Pisha, i kanë sugjeruar kreut të klubit të bëjë disa rregullime në ekip, por të paktën deri tani nuk është bërë asnjë blerje. Deri më tani, marrja e disa të rinjve nga ekipet zinxhirë, nuk ka rezultuar një zgjidhje aq efikase, kështu që trajneri Sançez pret që Halili të sjellë të paktën dy elementë në krahë. Sezoni i ri i Superligës shqiptare nis më 20 gusht, kështu që Tirana ka ende kohë për të bërë blerje.
(s.g/balkanWeb)