Çifti Clinton krenohet me Chelsean
Chelsea Clinton u martua me të dashurin e saj shumëvjeçar, Marc Mezvinsky, në një ambient luksoz në dalje të New Yorkut.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe sekretarja aktuale amerikane e shtetit, Hillary Clinton, folën për “krenarinë dhe emocionet e tyre të jashtëzakonshme”, pasi që vajza e tyre u vetme dhe bankieri nga Wall Streeti u kurorëzuan të shtunën në Rhinebeck.
“Nuk kemi mundur të kërkojmë një ditë më të përkryer, për të kremtuar fillimin e jetës së tyre të përbashkët dhe jemi tejet të lumtur që kemi mundësi që të mirëpresim Marcun në familjen tonë”, deklaruan me anë të një kumtese pas ceremonisë prindërit e Chelsea, një prej çifteve më të fuqishme në SHBA.
Intrigat rreth dasmës arritën klimaksin të shtunën, pasi që gazetarët ju vërsulen Rhinebeckut, me shpresë se do të shohin ndonjë nga 500 mysafirët e famshëm, të ftuar nga familja Clinton.
U raportua se në mesin e mysafirëve ishte edhe ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright.
Shefi i Clintonit, presidenti amerikan, Barack Obama, nuk ishte i pranishëm. Ai theksoi se nuk është ftuar dhe shtoi se prania e dy presidentëve do të ishte e tepruar në një dasmë.