Gjermania kërkon më shumë punëtorë nga jashtë
Ministri gjerman i Ekonomisë, Rainer Brüderle, po angazhohet në qeverinë gjermane për tërheqjen në vend të punonjësve të huaj të kualifikuar.
"Tema, si të bëhet Gjermania më në fund më tërheqëse për punonjësit e huaj, është në krye të agjendës sime", tha Brüderle për gazetën "Handelsblatt".
Për këtë, sipas ministrit të Ekonomisë, mund të ulet për shembull kufiri minimal i të ardhurave, kusht ky që përcakton nëse një i huaj mund të marrë leje afatgjatë qëndrimi në Gjermani.
Deri tani, aplikantët duhet të paraqesin një kontratë pune me të ardhura vjetore prej 60.000 eurosh, për të marrë lejen e qëndrimit.
Nga ana tjetër, politikani liberale Brüderle propozon edhe një lloj "shpërblimi mirëseardhjeje", që ekonomia gjermane mund ta paguante për punonjësit e huaj të kualifikuar.
"Është e mundur që disa sipërmarrje, të cilat kanë mundësitë financiare dhe nevojë urgjente për punonjës të huaj të kualifikuar, të paguajnë një lloj shpërblimi për joshjen e këtyre punonjësve", tha Brüderle.
Ai përjashtoi megjithatë mundësinë që një shpërblim i tillë të paguhet nga paratë e tatimpaguesve.
Ministri Brüderle mendon se mungesa e punonjësve të kualifikuar do të kthehet në një "problem kyç" në të ardhmen për tregun gjerman të punës, madje më shqetësues se papunësia.
Me tre milionë të papunë problemi, nuk është aq emergjent.