Lufte me jastike ne beteja perfshihen 39 vende te botes

Mijëra njujorkezë të armatosur me jastëkë i transformuan sheshet në arena të luftimeve masive. Në ditën ndërkombëtare të luftës me jastëkë, mbi 115 qytete në 39 vende të ndryshme, që nga Adelaide në Australi e deri në Zyrih të Zvicrës, janë bërë pjesëmarrës në luftime të ashpra, por sigurisht jo të dhunshme.
Jastëkët kanë fluturuar nga të gjitha anët, ndërsa banorët e Nju Jorkut kanë sulmuar njëri-tjetrin. Për disa, është një ritual i përvitshëm dhe një burim i mirë i lehtësimit nga stresi i jetës së përditshme.
“Jam nga Nju Xhersi dhe nuk ka kohë më të mirë se kjo për të dalë dhe kënaqur, se gjithmonë punë, punë. Është një mënyrë për të hequr stresin dhe për tu kënaqur brenda në qytet”- shprehet një nga pjesëmarrësit.
Rregullat e luftimit janë shumë pak. Përdor një jastëk të butë, mos qëllo persona që fotografohen dhe kujtohu të heqësh syzet.Pamje të luftimeve po aq të forta shihen edhe në Brazil, ku qindra brazilianë ia kanë nisur sulmit që në mëngjes. Vullnetarët kanë arritur të organizohen përms rrjeteve sociale si Facebook.
Në Tajvan dhe Hong Kong luftimet kanë njohur grumbullime masive, në disa prej të cilave janë mbledhur ndihma edhe për Japoninë. Më shumë se 1,200 njerëz pranuan në Facebook të marrin pjesë në atë që doktorët e pershkruajnë si mjekimin më të mirë për të nxjerrë të lirë fëmijën e frustruar brenda vetes. Disa prej tyre kishin edhe strategji të mirëplanifikuara.
Juli Prifti