E Diel, 1 Nëntor 2026

Çiftit me ngjyrë i lind fëmija i bardhë!

Nga Express më 16 maj 2011 në ora 18:30

Një çift afrikan ka rrëfyer për shokun që pësuan kur lindën djalin e tyre dhe panë që ai ishte i bardhë.

Francis Tshibangu, tha për mediat britanike: “Mendimi im i parë ishte: “A është ky djali im?”

“Isha krejtësisht i tronditur. Mjekët shikonin njëri-tjetrin dhe me siguri mendonin që ai nuk ishte fëmija im. Më pas pashë në sy gruan dhe e kuptova që ishte djali im. Gjithsesi, kur e pashë që ishte i bardhë u habita”, shtoi babai nga Kongo.

Mendohet se fëmija, tashmë 11-javësh, ka një mutacion gjenetik.

Francis dhe Arlette kanë edhe një djalë tjetër 2-vjeçar, i cili ka trashëguar tiparet e prindërve të tij afrikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›