KLD voton Zenelin, Alibeaj kundër emrit
Autori i Lajmit: Ornela Manjani
Përplasja KLD-Ministria e Drejtësisë
Zgjedhja e kryetarit të Gjykatës së Tiranës është kthyer në mollë sherri mes Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Zgjedhja e Artan Zenelit në krye të Gjykatës së Tiranës ka shërbyer për përplasjen e radhës mes KLD-së dhe ministrit të Drejtësisë. Ky i fundit ka cilësuar si farsë zgjedhjen e një gjyqtari në krye të institucionit ku ka vetëm katër muaj që është emëruar. Nga ana tjetër, Këshilli i Lartë të Drejtësisë u është përgjigjur disa minuta më vonë akuzave të Alibeajt. Zëdhënësja e KLD ka pohuar se kryetari i gjykatës është zgjedhur me shumicë votash. Ndërkohë që ka mbrojtur punën e Zenelit në organet e drejtësisë.
Ministria e Drejtësisë
Artan Zeneli është zgjedhur dje kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, por kjo është kundërshtuar nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj. Menjëherë pas mbledhjes, Alibeaj ka dalë në një konferencë shtypi përmes së cilës e ka konsideruar farsë procesin e sotëm për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Tiranës. Sipas ministrit të Drejtësisë ky vendim ishte i paramenduar dhe se është shkelur ligji për emërimin e gjyqtarëve. Alibeaj theksoi se Artan Zeneli është zgjedhur gjyqtar në Gjykatën e Tiranës vetëm një javë më parë, ndërsa sipas ligjit duhet të ketë të paktën 4 vjet eksperiencë. I pranishëm në mbledhje ishte dhe kreu i KLD, Presidenti i vendit, Bamir Topi.
KLD
Këshilli i Lartë i Drejtësisë i është përgjigjur ministrit të Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, pas përplasjeve për zgjedhjen e kreut të Gjykatës së Tiranës, Artan Zeneli. Këshilli i Lartë i Drejtësisë deklaron se Zeneli është zgjedhur me shumicë votash. Përpos pretendimeve të Alibeajt se Zeneli nuk ka eksperiencë, KLD deklaron se përvoja e tij në fushën e gjyqësorit është 8-vjeçare.
“Gjyqtari Zeneli ripërfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputjeje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 (tetë) vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë, duke sqaruar se në gjykatën e kryeqytetit, ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995”,- thuhet në deklaratën e KLD-së.
Votimi
Kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Bamir Topi, deklaroi se vota e tij shkoi në favor të kandidatit Kastriot Selita - aktualisht Kryetar i Gjykatës së rrethit gjyqësor Dibër. Rezultatet e votimit në favor të kandidatit Zeneli përjashtuan edhe zëvendëskryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, i cili votoi në favor të kandidates Manjola Bejleri, si dhe anëtarin Neshat Fana e një anëtar tjetër të KLD-së, të cilët votuan në favor të kandidatit Petrit Çomo.
Burme zyrtare nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë bënë të ditur se ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, nuk votoi për asnjë kandidat, pasi mbajti qëndrimin se nuk janë plotësuar të gjitha kriteret ligjore për emërimin e kryetarit të gjykatës.
Kryetari i Gjykatës së Tiranës
Artan Zeneli u riemërua në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me propozim të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe dekret Nr.6207 datë 12.06.2009 të Presidentit të Republikës. Gjyqtari Zeneli ripërfshihet në sistemin gjyqësor pas një periudhe shkëputjeje prej ushtrimit të detyrës së gjyqtarit, detyrë të cilën ai e ka ushtruar për 8 (tetë) vjet pranë gjykatave të rretheve gjyqësore Krujë dhe Tiranë; duke sqaruar se në gjykatën e kryeqytetit ai ka ushtruar edhe funksionin e zëvendëskryetarit për periudhën 1993 – 1995.
Ky lajm është publikuar: 09/07/2009