E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çiljeta feston ditëlindjen me Romeon

Çiljeta feston 25 vjetorin se bashku me Romeon. Si çdo lidhje, edhe ajo e Çiljetës dhe Romit ka pasur uljet dhe ngritjet e veta.

Zënka, pajtime e të tilla si këto. Por, në fund duket se ka triumfuar dashuria që ata kanë për njëri-tjetrin. Kështu, shumë u çuditën dhe të tjerë ishin fort të sigurt kur në ditëlindjen e Çilit ka mbërritur i dashuri i saj, Romeo.

Ai ka qenë i shoqëruar me vëllanë dhe nusen e tij dhe nuk ka dashur të jetë në qendër të vëmendjes, edhe pse me një të dashur si Çili nuk ka si të ndodhë ndryshe.

Romeo ia la gjithë protagonizmin e mbrëmjes të dashurës së tij dhe preferoi që në pjesën më të madhe të kohës të rrinte ulur.

Megjithatë, sytë e njerëzve hetues e vëzhgonin gjithë kohës. Romeo ka qenë krejt i qetë dhe Çiljeta është padyshim e lumtur që lidhja e saj ka ri-gjetur të njëjtën atmosferë. Gjë që e legjitimon prezenca e Romeos!!! (BT)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›