E Shtunë, 31 Tetor 2026

Propozimet e PS-së për Reformën Zgjedhore

Komisioni i Reformës Zgjedhore

TIRANE- Reforma Zgjedhore vazhdon të mbetet një çështje ende e pazgjidhur mes maxhorancës dhe opozitës. PS ka bërë publike sot katër propozime të saj, ku bie në sy tërheqja e PS-së nga qëndrimi i saj për numërimin elektronik, duke shkuar në sinkron me mendimin e ODIHR, për një aplikim të pjesshëm të teknologjisë.

Propozimet e PS-së.

1. Për KQZ shtohet skema e propozimit duke përfshirë në skemën e institucioneve dhe organizata të shoqërisë civile që kanë përvojë në fushën e zgjedhjeve si dhe mundësia e partive parlamentare të përzgjedhin kandidaturat.

2. Teknologjia e numërimit të zbatohet projekt pjesor, jo më pak se 10 përqind të zgjedhësve;

3. Procedurat e verifikimit në QV të jenë Off line dhe të zbatohen në QV e njësive vendore me mbi 20 zgjedhës (pra qendrat urbane) –këto përmbushin edhe sugjerimin e ODIHR për zbatim gradual të teknologjisë;

4. PS i qendron variantit për marrjen e provave nga dy anëtarë të KQZ-së (shiko pikën 3 të nenit 136).

12 korriku është përcaktuar si afati i fundit për miratimin e Reformës Zgjedhorë, ndërsa në vazhdimësi ka patur thirrje nga ndërkombëtarët për përmbylljen sa më shpejt dhe me sukses të saj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›