E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çipi Turi i kaluar, titulli na u vodh!

Shefi i klubit kuqezi nuk heq dorë nga çështja e shumëdebatuar e fundkampionatit, por gjithsesi e konsideron skuadrën vlonjate të kualifikuar

Stadiumi “Flamurtari” do të jetë “ok” brenda 7 korrikut. Këtë e konfirmon shefi i klubit të Flamurtarit, Geri Cipi, në nje deklaratë për mediat ku konfirmoi se të gjitha rikonstruksionet në impiantin sportiv të Vlorës do të ketë përfunduar brenda afatit të mësipërm. Fitorja e Flamurtarit në ndeshjen e parë të turit ne Malin e Zi, duket se i ka krijuar këtij ekipi shanset dhe premisat për të ecur më tej. Por për Çipin, kupa e sezonit të kaluar iu “vodh” Flamurtarit nga Skënderbeu, ndërkohë që rikonstruksioni po ndodh me paratë e klubit Flamurtari, në një stadium që u shkatërrua nga tifozët në po atë ndeshje.Çipi ndërhyn edhe në debatin e kohëve të fundit mes Bashkisë dhe Prefekturës për kthimin e Flamurtari në shoqëri aksionere.gjithësesi bëhet gati për ndeshjen e ardhshme në një stadium tërsisht të rikonstruktuar, ndërsa konfirmon se është marrë leja nga UEFA për të luajtur në këtë stadium ndeshjet europiane. “Për pjesën e administrimit të stadiumit, ditën e ndeshjes ne i kemi mbyllur të gjitha punët. Nesër (sot), kemi vetëm disa punime të vogla për të mbyll totalisht rikonstruksionin e stadiumit, pas asaj ndeshjeje që pothuajse i gjithë stadiumi u dëmtua me ekipin e Skënderbeun. Dua të them që kemi bërë një goxha punë të madhe në pak ditë dhe kemi bërë me të vërtetë një stadium bashkëkohor me të gjitha kushtet që kërkon UEFA e FIFA, mbi të gjitha një stadium që i duhet një ekipi për të bërë ndeshje kombëtare e ndërkombëtare. Stadiumi ynë është lincesuar nga UEFA për të zhvilluar ndeshje ndërkombëtare,” deklaroi Çipi, që më pas u fokusua në debatin e fundit në lidhje me kthimin e klubit kuqezi në shoqëri aksionare. “Asgjë se pengon ekipin për zhvillimin e ndeshjeve ndërkombëtare si për kampionatin tjetër, ashtu edhe për Europën. Por shpresoj e mendoj që e prefekti ta ketë parë atë jehonë që nuk i ka munguar kurrë Flamurtarit, i cili e ka treguar veten dhe dëshiron të kthehet në sh.a. Firma e prefektit do të ishte një ndihmesë shumë e madhe, jo vetëm për futbollin, por për të gjitha sportet në përgjithësi .” Në fund, shefi i klubit kuqezi nuk harron të gërricë plagën e sezonit të shkuar, titullin kampion që Skënderbeu e fitoi në dëm të vlonjatëve. “Po të shohësh e sezonin e shkuar, ne si ekip nuk patëm si objektiv në fillim titullin kampion, por i bëmë hapatr e matur, paçka se titulli na u vodh. Sivjet në këto kompeticione ndërkombëtare ne kemi hedhur hapin e parë, ku synimi ishte marrja e një rezultati të kënaqëshëm në Podgoricë, ku duke parë atë rezultatin, do të thoja se jemi shumë pranë kalimit të këtij turi dhe mendojmë seriozisht për ndeshjen e ardhshme.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›