Misioni i Milanit, lojtarët me moshë të re
Milani ka rinuar skuadrën e saj, duke investuar te lojtarë të rinj. Ky është një sinjal shumë i qartë i drejtuesve të skuadrës kuqezi, të cilët janë të bindur se kjo është mënyra më e mirë për t’u përshtatur edhe me feir plejin financiar. Mjafton që të shikojmë se investimet e reja kanë ardhur për lojtarë si Filip Mekses, i cili është 29 vjeç, Taje Taivo, i cili është 26 vjeç, Stefen El Sharaui i cili është 19 vjeç dhe Alberto Paloski, i cili sapo ka rinovuar kontratën e tij dhe është 24 vjeç. Kjo është organika më e re e skuadrës së Milanit e këtyre viteve të fundit, e cila është 27,2. Por kjo mesatare mund të ulet edhe më shumë, nëse në skuadër do të vijnë edhe lojtarë si Marek Hamsik, i cili është 24 vjeç, Ganso 22, Fabregas 24, Danilo 20 dhe Kuçka 24. Mesatarja e këtyre lojtarëve është 22,5 vjeç. Ndërkohë, sipas shtypit italian, Galiani është gati për të marrë Kuçkën, por edhe Anxhelo Ogbonda.