E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama takon skuadrën që ekzekutoi Bin Ladenin

Duke folur para trupave në “Fort Campbell in Kentucky”, Obama theksoi se “këta amerikane meritojnë nderim për një nga operacionet ushtarake më të mëdha në historinë e kombit tonë”.

Është nder për mua te them në emër të amerikanëve dhe të të gjithë njerëzve anekënd botës “punë e mirë”, theksoi Obama.

Obama gjithashtu premtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do ta mundin rrjetin terrorist të Al-Kaedës.

Gjatë ditës së djeshme rrjeti terrorist Al-Kaeda konfirmoi vdekjen e liderit Osama bin Laden.

Ndërkohë, dokumentet e gjetura në kompleksin e Bin Ladenit bënin të ditur se Al-Kaeda kishte në plan të sulmonte SHBA-të./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-07 09:13
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›