Çitaku priti Shefin e zyrës së OSBE në Kosovë
Gjatë këtij takimi, ministrja Çitaku e ka informuar Almhoferin rreth zhvillimeve dhe prioriteteve të MIE-së, si dhe bashkëpunimin që ka me të gjithë mekanizmat e BE-së dhe shteteve anëtare që janë në Kosovë.
Po ashtu, Ministrja Çitaku ka folur edhe për rrjedhën e koordinimit me të gjithë faktorët kyç pranë institucioneve të Kosovës për ri-integrim sa më të mirë të personave të riatdhesuar, dhe ka deklaruar se kjo do t’i kontribuoj përmirësimit të gjendjes së qytetarëve tanë, bënë të ditur kjo ministri nëpërmjet në komunikate.
Almhofer gjatë takimit ka theksuar se përkrah dhe mbështet përkushtimin e qeverisë së Kosovës për procesin e integrimit si dhe është optimist se e gjithë kjo iniciativë do të sjellë rezultate konkrete.
Ministrja Çitaku ka theksuar se Qeveria e Kosovës është duke punuar në plotësimin e kushteve dhe kritereve të përcaktuara nga Komisioni Evropian dhe e gjithë përgjegjësie që bie mbi Qeverinë e vendit do të realizohet në përpikëri.