E Diel, 1 Nëntor 2026

Sherri për pronën, rrihen me kazma e lopata

Librazhd

Policia e Librazhdit ka filluar procedimin penal në ngarkim të shtetasve Hasan Dashit, 61 vjeç dhe Ylli Dashit, 22 vjeç, atë e bir, banues në fshatin Bërzeshtë të Komunës Qukës. Këta persona akuzohen se në një konflikt për motive pronësie, në fshatin e tyre, që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Librazhdit, kanë goditur me mjete të forta dy kushërinj të tyre me inicialet Sh.D dhe A.D, përkatësisht 70 dhe 38 vjeç. Policia e Librazhdit njoftoi se, pas sherrit ku dy personat e mësipërm janë goditur me kazma e lopata, Hasan dhe Yli Dashi kanë thyer me gurë edhe xhamat e automjetit me targa DR2749E, që i përket një të afërmi të dy personave të dhunuar. Burimet policore sqarojnë se mes dy familjeve të të njëjtit fis ka pasur prej kohësh mosmarrëveshje për një sipërfaqe toke, pronësinë e së cilës e pretendojnë të dyja palët.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›