E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bota Shqiptare” sjell në shqip librin e autorit Laurence Garnder

Për të zbuluar më  shumë mbi shoqëritë sekrete, vëllazëritë masonike dhe konspiracionet që ndodhin në botë, shtëpia botuese “Bota Shqiptare” hodhi në treg librin “Të fshehtat e masonerisë” të autorit Laurence Gardner. Ky libër bën pjesë në kolanën “Të vërteta të fshehura” që është paraprirë nga librat e suksesshëm: “Kush e sundon botën?” të Jim Marrs, “Kodet magjike” të Texe Marrs dhe “Sekreti më i madh” i David Icke.
Në këtë libër autori na paraqet origjinat misterioze të vëllazërisë më enigmatike, më me ndikim dhe më të diskutuar të botës perëndimore. Laurence Gardner ka studiuar historinë, strukturën organizative dhe praktikën, në kontekstin e thellimeve të mëdha, në brendësinë e të cilave kanë dalë gjithmonë lidhjet me masonerinë, të dobëta apo të forta qofshin.
Këto kërkime e kanë çuar autorin e librit të përballojë, duke i studiuar thellë temat si institucionet kalorësiake, shoqëritë filozofike dhe të tjera grupe që, në rrjedhën e shekujve kanë ushtruar një ndikim të thellë mbi strukturat monarkike dhe qeveritare.
Masoneria, në formën e saj moderne, lindi në shekullin XVIII si një vëllazëri me parime të shëndosha, me synimin që të mblidhte dhe të ruante atë çka mbetej ende prej arkivave të lashta të dijes njerëzore; por ky hap i fillimit pati jetë të shkurtër.
Shumë shpejt, lëvizja masone ndryshoi pikësynim, duke u shndërruar në një institucion me sfond shoqëror, me qëllime ndihmëtare e mirëbërëse, duke kërkuar gjithmonë t’i qëndronte besnike respektimit të praktikave dhe ritualeve që e kënaqnin dhe që ishin besnike ndaj ideve filozofike thelbësore.
Sot, ndonëse në përgjithësi e perceptuar si një shoqëri e fshehtë, nuk është larg së vërtetës të pohosh se masoneria moderne nuk duket se ruan ndonjë gjë misterioze as, aq më pak, ndonjë dije që të paraqesë gjurmën e ndonjë fshehtësie të vërtetë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›