Burgaj: U sekuestrua 676 kg drogë, në kërkim transportuesi

Drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj ka dalë sot në një konferencë për shtyp lidhur me kapjen e një sasie drogë në qytetin e Sarandës natën e mbrëmshme, e cila do të trafikohej në një nga vendet fqinjë. "Dje në mbrëmje në orën 22:15, Policia e Sarandës bëri të mundur sekuestrimin e 676 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Droga ishte e sistemuar në 18 çanta, në një furgon tip Benz", tha Burgaj. Sipas kreut të Policisë së Shtetit, transportuesi i drogës është shtetasi Kledian Koka, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, i dënuar më parë për drogë në Greqi. 31-vjeçari është shpallur në kërkim.
Sipas Burgajt, droga do trafikohej në vendet fqinj.
Sipas Burgajt, droga do trafikohej në vendet fqinj.