E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet transportuesi i drogës në Sarandë


Arrestohet transportuesi i drogës në Sarandë. Në pragat e policisë ka rënë shtetasi Kledian Koka, 31 vjeç, lindur në Tepelenë, i dënuar më parë për drogë në Greqi. Koka u përpoq të transportonte drogë të llojit kanabis sativa natën e mbrëmshme, por sasia e drogës u sekuestrua në Sarandë, në plazhin e Bunecit.

Në një konferencë për shtyp, drejtori i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha se "Dje në mbrëmje në orën 22:15, Policia e Sarandës bëri të mundur sekuestrimin e 676 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Droga ishte e sistemuar në 18 çanta, në një furgon tip Benz".
Sipas Burgajt, droga do trafikohej në vendet fqinj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›