E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet i vetëvaruri pranë QSUT

Identifikohet i vetëvaruri pranë QSUT-së. Viktima është Avni Kita, nga Bulqiza. Viktima banonte prej disa kohësh në Tiranë.
Burri i dha fund jetës së tij, duke u vetëvarur në një pemë pranë spitalit Infektiv në QSUT.

Kanë qenë disa kalimtarë që njoftuan për viktimën, i cili më pas u dërgua në morg. Kanë qenë familjarët që kanë bërë identifikimin e tij. Nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar Kitën drejt vetëvarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›