E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarandë/Kapen 670 kg drogë,pranga të riut


Sekuestrimi i 670 kilogram marijuane në Sarandë ka nxjerrë në konferencë për shtyp Drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit i cili ka sqaruar detaje rreth aksionit.
Hysni Burgaj tha se droga u kap pas evidentimit nga sistemi i survejimit të një gomonie që po i afrohej Gjirit të Bunecit.
"Dje në mbrëmje në orën 22:15, Policia e Sarandës bëri të mundur sekuestrimin e 676 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Droga ishte e sistemuar në 18 çanta, në një furgon tip Benz", tha Burgaj.

Ndërkaq, policia e Sarandës ka vënë në praga 31 vjeçarin Kledian Koka, lindur në Tepelenë, i cili po transportonte drogën. Ai ishte dënuar më parë për drogë në Greqi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›