E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krujë, tryezë për masat kundër kultivimit të lëndëve narkotike

DURRES - Krerët vendore të Krujës, në prani dhe të prefektit të qarkut të Durrësit, Genci Alizoti, janë mbledhur në një tryezë të përbashkët me drejtues të policisë për të diskutuar rreth masave kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Në takim u është kërkuar vëmendje krerëve të komunave dhe fshatrave ndaj personave për të cilët mund të ketë informacione rreth veprimtarisë së tyre, në fushën e narkotikëve.

Më pas është kërkuar dhe ndërhyrje efikase e policisë ndaj shkelësve për të cilët u kërkua venia para drejtësisë. Ndërkaq në takim kanë marrë pjesë dhe nxënës të shkollave, për t'i sensibilizuar ata të qëndrojnë larg konsumit të lëndës narkotike.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›