“Fazllic", Withers mbeshtet Ina Ramen

Jo pa qellim Withers ka zgjedhur nje takim me njesine e specializuar 'task force', e cila heton dosje te korrupsionit, pastrimit te parave, krimit financiar per te dale hapur ne mbrojtje te Prokurorise ne perplasjet e lindura me qeverine per ceshtjen e Damir Fazllicit.
Withers i cilesoi si shume shqetesuese deklaratat e kryeministrit Berisha per ngritur komision hetimor dhe per te marre hetues nderkombetar.
“Sic jeni te gjithe te vetedijshem, parlamenti po shqyrton mundesine e hapjes se nje komisioni hetimor. Qeveria ka bere thirrje edhe per nje lloj inspektimi nderkombetar qe ne kete fushe me duket e cuditshme"”, u shpreh Withers.
Duke cituar raportin e "Freedom House", Ambasadori Withers tha se indeksi i korrupsionit e ka ngritur Shqiperine ne vendin e 85, por ky raport vlereson punen e prokuroreve te 'task force' per te luftuar korrupsionin dhe per rrjedhoje edhe te Prokurores se Pergjithshme.
“Deshiroj ta filloj duke shprehur admirimin tim per Prokuroren e Pergjithshme zonjen Ina Rama. Ne te kaluaren zonja Rama u krahasua me personazhin e nje filmi te njohur te antimafias Silvia Konti.
Dhe sic e dini ne ate rol ky personazh ishte perkushtuar te luftonte krimin,pavaresisht presioneve, pengesve apo gjerave qe hidheshin ne rrugen e saj. Ky krahasim eshte i pershtatshem, por nuk shkon deri ne lartesine e duhur.
Kjo per shkak te faktit se ky personzh Silvia Konti ishte personazh i nje flimi, pra i krijuar , ndersa detyrat qe ka marre Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama jane reale dhe te verteta.
Pergjegjesite e saj jane jo vetem qe te hetoje disa nga ceshtjet e saj me te veshtira dhe te debatuara te njohura ndonjehere ne Shqiperi,por detyra e saj eshte ne kuptim me te madh dhe te thelle, te jape kontribut thelbesor per ndertimin e demokracise shqiptare per te mbrojtur mbrojtur pavaresine e prokurorise dhe gjyqesorit ne pergjithesi ndaj nderhyrjeve dhe interferencave apo sulmeve politike”, tha Withers.
Ne kulmin e disa ceshtjeve qe po hetohen per korrupsionin dhe pastrimin e parave nga njesia e specializuar 'task force', keta prokurore do te trajnohen nga nje prej njerzve qe ka hartuar strategjine kunder pastrimit te parave ne Amerike, po ashtu ish prokuror federal ne ceshtje te tilla, zoti Gurulei, asistenca e te cilit do te jete e domososhme gjate ketyre diteve.