“Fazllic”, PS-ja kunder komisionit hetimor

Kryetarja e grupit parlamentar te PS-se, Valentina Leskaj ka deklaruar ne “Top Story” se propozimi i PD-se eshte i paligjshem dhe ka si qellim presionin ndaj organit te akuzes.
“Nuk mund te behemi pjese e komisionit hetimor. Ne nuk e konsiderojme ate si te paligjshem dhe presionues”, eshte shprehur Leskaj.
Nderkohe kreu i grupit parlamentar te PD-se, Astrit Patozi theksoi se qellimi i komisionit hetimor nuk eshte presioni ndaj Prokurorise.
“Intensioni yne ne kete ndermarrje eshte jo presioni ndaj prokurorise, por zbardhja e se vertetes”, deklaroi Patozi.
“Ndalimi i personave me telefon mua me prek dhe me kujton kohen e kaluar. Dhe per kete ne si klase politike te mbajme qendrim. Gjithashtu nje prokuror nuk mund te ndaloje bizneset e nje personi, vetem nese ne nje nga bizneset e tij eshte anetar bordi Erion Isufi”, shtoi ai.
Duke folur per deklaraten e sotme te ambasadorit John Withers i cili si asnjehere tjeter ka akuzuar drejtperdrejt Parlamentin se po perpiqet te ushtroje presion ndaj Prokurorise, Patozi theksoi se shqetesimet e ngritura nga diplomati amerikan jane pjese e shqetesimeve te mazhorances.
“Besoj se ne ato qe tha Withers ka disa shqetesime qe jane dhe tonat dhe ne funksion te ketyre kemi marre edhe nismat dhe presim qe te ndricohen”, tha Patozi.
“Une i degjoj me vemendje deklaratat e Withers, por nuk dua t’ia lejoje vetes te fshihem pas deklaratave te nje ambasadori nese ngjarjet jane te verteta apo te gabuara”, shtoi ai.
Ndersa per Leskaj “deklaratat e fundit te BE-se dhe Withers jane shume te drejtperdrejta”. “Deklarata e sotme, komisionin hetimor e quajti lajthitje”, deklaroi deputetja socialiste.