E Shtunë, 31 Tetor 2026

Patozi: Fazllic nuk na shqeteson

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Astrit Patozi ka justifikuar vendimin e maxhorances per ngritjen e nje komisioni parlamentar per ceshtjen “Fazllic”. Ne emisionin “Top Story”, ai eshte shprehur se ky komision do ndricoje gjithe ate pjese per te cilen flitet se ne 10 vitet eshte favorizuar financimi i nje biznesmeni te huaj.

“Kjo ceshtje ka sjelle nje histori te pakendshme edhe per maxhorancen, duke shkaktuar perplasje institucionale, ku policise i eshte kerkuar te ndaloje nje shtetas te huaj. Ky eshte nje debat qe nuk ishte deshira dhe pergjegjesia jone”, thekson Patozi. Me tej, ai u perqendrua ne ceshtjen e hetimit nderkombetar te kerkuar nga Kryeministri Berisha. “Kemi perballe nje opozite qe po perpiqet te ndertoje nje Shqiperi qe nuk ekziston. Qytetaret shohin nje Shqiperi qe po ndryshon, nje Shqiperi kantier ndertimi ku rriten pagat dhe pergjysmohen taksat”, nenvizon deputeti demokrat.

Patozi ka pohuar gjithashtu se fati i ceshtjes Fazllic nuk e ben me “dhimbje koke” maxhorancen. “Ajo eshte nje ceshtje qe do rrjedhe vete dhe do ta marrim vesh si do perfundoje.  Nxirrni nje fakt qe ky njeri eshte i implikuar dhe une do te behem me ju”, i eshte drejtuar Patozi koleges socialiste Valentina Leskaj.

“Opozita e ka te veshtire te navigoje ne ate qe po ndodh ne Shqiperi sepse e ka te veshtire te gjeje tema interesante per te trajtuar. Opozita do te krijoje nje ide se ketu dicka po ndodh. Ketu ben pjese rasti Fazllic, Trebicka dhe ceshtje te tjera qe i kemi lene pas. Fazllic urrehet prej tyre sepse mendohet se ka qene mbeshtetes i fushates se PD-se ne vitin 2005. PS dhe gjithe aleatet e tjere i kemi mundur ne dhe jo Fazllic”, u shpreh deputeti i djathte.  

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›