PD-PS, debate per buxhetin faktik

Por i menjehershem ka qene reagimi i ish-ministrit te Financave Arben Malaj, i cili ka theksuar se ritmet e rritjes se te ardhurave ne buxhet po vijne duke rene. “Ne vitin 2007 te ardhurat ishin 25.7 perqind e PBB, ndersa ne 2006 25.5 %. Ritmet e rritjes se te ardhurave ne buxhet po vijne duke rene dhe ky eshte nje shqetesim”, ka pohuar Malaj.
Nje tjeter pike e nxehte e debatit ishte dhe realizimi i investimeve publike, e kryesisht atyre me fonde te huaja. “Ekonomise shqiptare i munguan vitin e kaluar 300 milione dollare nga grantet dhe kredite e huaja. Kjo shifer eshte e barabarte me 10 buxhete te shendetesise dhe 9 buxhete te arsimit, kur keta sektore jane ne gjendje alarmante”, eshte shprehur Malaj.
Por ministri Bode ka argumentuar se per vitin 2007 investimet kane qene me te larta. “Ne vitin 2007 ne kemi investuar plot 2 here me shume nga viti juaj me i mire”, ka theksuar Bode.
Por nenkryetari i grupit socialist, Erion Brace mendon se shembulli me i mire se si realizohet buxheti ne Shqiperi eshte ai i rruges Durres-Kukes. “Ekspertet e prokurorise kane nxjerre se kostoja e rruges po shkon drejt 1.2 miliarde euro. Po shkojme drejt nje demi prej 500 milione eurosh. Dhe kjo u ka mohuar dibraneve rrugen e arberit dhe fermereve rruget rurale”, ka pohuar Brace.