Krujë, prej një jave pa ujë. Probleme ne ujësjellës
Rreth 70% e banorëve në qKrujë vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Kjo pasi ekzistojnë probleme serioze në sistemin e ujësjellësit edhe pse nga kryeministri Berisha është premtuar se në këtë qytet do të ketë ujë 24 orë.
KRUJE- Ka mëse një javë që qyteti i Krujës në pjesën më të madhe të tij vuan mungesën e ujit të pijshëm. Rreth 70 përqind e banorëve janë të detyruar të sigurojnë ujin diku gjetkë, duke përshkruar disa kilometra rrugë ose duke e siguruar këtë nevoje jetese nëpër puse.
Sipas Astrit Bakut, kryetar i Këshillit Bashkiak të Krujës, arsyeja kryesore e mungesës së elementit jetik siç është uji, janë shkeljet që janë bërë në sistemin e ujësjellësit për të cilën edhe pse nga kryeministri Berisha është premtuar për të patur ujë 24 orë realitet flet ndryshe.
Ndërprerjet e ujit të pijshëm në këtë qytet janë të shpeshta si rezultat i problemeve tepër serioae lidhur me zbatimin e projektit.
(a.r/news24/balkanweb)