Operacion antitrafik në Itali, 2 shqiptarë në pranga,
Antimafia në Bari ka vënë në pranga dy shqiptarë të tjerë nga operacioni anti drogë i muajit Shtator në Pulia. Autoritetet kanë arrestuar Beniamin Belajn dhe Arjan Drekajn, pasi ishin pjesë e organizatës që trafikonte heroinë në Itali.
ITALI- Autoritetet Antimafia të Barit, kanë arrestuar edhe dy shqiptarë të tjerë të cilët kanë lidhje me bandën e trafikantëve të heroinës, së kapur më 5 shtator në Itali. Nën pranga kanë rënë Beniamin Belaj dhe Arjan Drekajn, me urdhër të Prokurorisë së Barit, të cilët së bashku me katër shqiptarët e tjerë të arrestuar në shtator trafikonin drogë në Itali. Sasia e sekuestruar në muajin shtator nga autoritetet në Bari ishte 23 kilogram heroinë e pastër. Ndërkaq, një tjetër shqiptar ndodhet ende në kërkim nga autoritet Pulieze. Drekaj, u arrestua në Peruxhia, teksa përgatitej të largohej nga Italia. Hetuesit nëpërmjet këtij operacioni deklarojnë se kanë mundur të shkatërrojnë organizatën kriminale që trafikonte drogë nga Shqipëria drejt Italisë nëpërmjet detit Adriatik, duke shfrytëzuar në mënyrë të veçantë portin e Barit.
(a.r/mews24/balkanweb)