E Diel, 1 Nëntor 2026

“Fitch Ratings”: Greqia do të falimentojë, por do mbetet në Euro

ATHINE- Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredive “Fitch Ratings” beson se Greqia do të falimentojë, por nuk do të largohet nga zona Euro.

"Fitch Raitings pret që Greqia të shkojë drejt falimentimit, por jo të braktisë zonën Euro", thuhet në një deklaratë të agjencisë.

"Shqetësimet në lidhje me rrezikun e shpërbërjes së eurozonës janë të ekzagjeruara. Ka një rrugë të tretë, e cila është jo vetëm politikisht e mundur, por do të jetë e mjaftueshme për të parandaluar një kolaps të Eurozonës dhe për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjatë të Euros", tha kreu i agjencisë David Riley, duke nënkuptuar falimentimin.

Agjencia thekson se dështimi i deritanishëm në çështjen e Greqisë, vazhdon të gërryejë besimin në aftësinë dhe politikat e institucioneve evropiane për të menaxhuar krizën në kuadër më të gjerë.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›