Energjia, Rama: Rritja e cmimit cdo vit, kosto për shqiptarët
TIRANE- Në tryezën e thirrur, me ekspertë të sektorit të energjisë por ku ka munguar drejtori i përgjitshëm i ERE, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka deklaruar se rritja e paralajmëruar e cmimit të energjisë elektrike shton ndjeshëm koston e jetesës për familjet shqiptare.
“Kur do të përfundojë faturimi afrofe, kur do të instalohen të gjithë matësit e energjisë elektrike, kur do të largohet nga jeta e qytetarit shqiptar faturuesi i fundit abuziv? Kur do të mbarojnë humbjet joteknike në sistemin energjetik shqiptar? Banka e Shqipërisë raporton se në 8 muajt e parë të vitit humbjet janë më të larta se një vit më parë. Kur do të rriten kapacitetet transmetuese të importimit të energjisë elektrike. Këto kapacitete mbahen të kufizuara, gjë që ka sjellë që importimi të vazhdojë të mbahet në disa duar të caktuara që sot janë duart brenda dhe jashtë shtëpisë së Sali Berishës.” theksoi Rama.
Për deputetët e PS, mes të cilëve ekspertë të fushës së energjisë, ky sektor është i gjymtuar financiarisht dhe rritja e cmimit hap hapësira të mëdha korrupsioni.
Strategjitë e munguara, sipas socialistëve, në sektorin e energjisë kanë shkaktuar reagimin e disa bizneseve. Sipas kreut të Konfindustrias Gjergj Buxhuku PS nuk mund të vazhdojë të refuzojë cdo projekt i cili sipas selisë rozë nuk shihet i mirë politikisht.
“Partia Socialiste nuk mund të mohojë, sic ka bërë në disa raste, projekte të cilat na servilen. Konkretisht për projektin e TEC-it të Durrësit. Cështja është për të treguar se cfarë duhet të bëhet , zgjidhja është në detyrimin e OSSH-së dhe nuk ka rëndësi se është privat apo shtetëror , që të fillojë të realizojë objektivat e shkruara që mund të ketë në zvogëlimin e humbjeve” theksoi Buxhuku.
(e.n/News24/BalkanWeb)