E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lohan:Në Tiranë ka shumë makina pa targa

Ambasasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan ka kritikuar policinë për rritjen e numrit të makinave pa targa që qarkullojnë në Tiranë. Por veç kësaj ai ka vërejtur edhe progres për vendin tonë, ku një hap pozitiv janë pasaportat biometrike të cilat do e ndihmojnë Shqipërinë për liberalizimin e vizave. Ndërsa minisitri Basha ka renditur një sërë arritjesh që ka bërë policia shqiptare në 6 muaj me ndihmën e misionit PAMECA dhe sfidat që ka në 6 muajt që vijnë.
Këto deklarata janë bërë gjatë një konference të organizuar nga misioni Pameca 3 në vendin tonë me temë "Mbledhja e 4 e bordit të palëve të interesuara të projektit", ku kanë qenë të pranishëm edhe drejtues të policisë shqiptare si zv.drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shteit Agron Kulicaj, si dhe eksperët të PAMECA që kanë ndihmuar policinë shqiptare për trajnimin e punonjësve të policisë si dhe ndihma në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›