Gjykatësit: Të vendosur në reformën e Drejtësisë
TIRANE- Gjyqtarët e gjithë Shqipërisë janë të vendosur në gjetjen e një zgjidhje juridike e ligjore konform Kushtetutës, në të cilën ndodhet aktualisht sistemi gjyqësor.
Përfundimi i mandatit për dy anëtarë të KLD-së dhe përqasja e afatit të përfundimit të këtij mandati për 2 anëtar të tjerë, pritet ta nxjerrë jashtë funksionit për të marrë vendime krejt Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Rrëzimi i ligjit për mbledhjen e Konferencës Gjyqësore nga Gjykata Kushtetuese dhe bllokimi i draftit të Ministrisë së Drejtësisë për ligjin e ri në Parlament pasi duhen tre të pestat e votave Kuvend, e bën të pamundur mbledhjen e këshillit dhe plotësimin e vendeve bosh në KLD. Kësisoj, mungesa e 4 votave në vendimet e KLD-së i nxjerr si antikushtetuese të gjitha vendimet që mund të merren nga ky institucion.
Në këtë kuadër gjyqtarët e gjithë Shqipërisë i bëjnë apel ministrisë së Drejtësisë të përfundojë sa më shpejt draftin për projekt ligjin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe të dërgohet në Parlament për miratim si dhe bëhet thirrje forcave politike të gjejnë konsensusin e të miratojnë në kohë rekord pr.ligjin.
Deklarata e përbashkët u hartua pas takimit që u zhvillua dje nën organizimin e kryetares së Gjykatës së Lartë, Shpresa Beqaj. Në takim morën pjesë të gjithë kryetarët e gjykatave të të gjitha niveleve, dy shoqatat e gjyqësorit si dhe institucioneve ndërkombetare që kanë dhënë asistencë në lidhje me reformën në drejtësi si EURALIUS, USAID
Në deklaratën e përbashkët e cila është shpërndarë në media kërkohet :
1 Ministria e Drejtësisë të pasqyrojë në draftin përfundimtar në mënyrë të detajuar, të gjitha rekomandimet e bera nga trupa gjyqësore në tërësi, shoqatat e gjyqtarëve dhe misionit ndërkombetar EURALIUS, në lidhje me projekt – ligjin.
2 I kerkohet Ministrisë së Drejtësisë që në kohën më të shkurtër të përshtatshme, ky projekt – ligj me rregullimet e bëra, të kërkuara më sipër, t’i dërgohet Këshillit të Ministrave e më pas Kuvendit të Shqipërisë, për miratim.
3- I kërkojmë të gjitha forcave politike që të shprehin vullnetin dhe të marrin përsipër përgjegjësitë ligjore dhe kushtetuese për arritjen me konsesus dhe në kohë rekord për kalimin e këtij projekt – ligji, i cili do të bëjë të mundur mirëfunksionimin e Sistemit të Drejtësisë në tërësi dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë në vecanti.
4- Nga kjo tryezë e rrumbullakët, në unanimitet u vendos që paralelisht me procesin ligjvënës trupa gjyqësore të vete administrohet në mënyrë të pavarur, duke thirrur në një takim të gjithë gjyqtaret e Republikës së Shqipërisë ne date 05.12.2009.
Në këtë takim- informohet në njoftimin për shtyp se do të diskutohet në lidhje me: Pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe reformën e pushtetit gjyqesor; Rritjen e transparencës dhe të besimit të publikut tek drejtësia; Mbledhjen e Konferencës Gjyqësore Kombëtare.
“Takimi i djeshëm u karakterizua nga vullneti dhe përgjegjësia e pjesemarrësve per t’i dhënë një zgjidhje juridike e ligjore konform Kushtetutës, të gjitha problemeve të ngritura me sipër në lidhje me sistemin gjyqësor. “ mbyllet njoftimi për shtyp i shpërndarë nga zyra e shtypit pranë Gjykatës së Lartë.
(s.g/BalkanWeb)