Batohet kamioni në autostradë, vdes 1 person
TIRANË- Aksident në superstradën Tiranë -Durrës. Një person ka humbur jetën si pasojë e batimit të një kamioni në rrugë. Viktimë ka mbetur pasagjeri i kamionit ndërkohë që është plagosur në gjendje të rëndë për jetën drejtuesi i mjetit, që pas aksidentit është dërguar për mjekim në spitalin Ushtarak. Në momentin e batimit kamioni ka marrë me vete 3 prej trafikëndarësve të autostradës. Aksidenti ka ndodhur në oret e para të mëngjesit ndërsa ka shkaktuar dhe bllokim të lëvizjes në autostradë në drejtimin Durrës-Tiranë.
(m.a/News24/BalkanWeb)
(m.a/News24/BalkanWeb)