E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Kosova 2.0”, nga 12 të identifikuar, për pesë është hapur hetimi formal

Lidhur me rastin me akuzat e mëposhtme (në bazë të Kodit Penal të vjetër) “Nxitja e urrejtjes, e përçarjes ose e mosdurimit kombëtar, racor, fetar a etnik; lëndim i lehtë trupor; shkelja e statusit të barabartë të banorëve të Kosovës; parandalimi ose pengimi i tubimit publik; dëmtim i pasurisë së luajtshme; që ndodhi më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ku promovimi i revistës “Kosova 2.0” u pengua, Policia e Kosovës nën udhëheqjen e prokurorit kompetent ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për hetimin e këtij rasti, thuhet në njoftimin për medie të PK-së të distribuuar të premten, transmeton koha.

“Me kërkesë të prokurorit kompetent, përmes këtij njoftimi zyrtar ne publikojmë 10 foto të të dyshuarve të mundshëm të përfshirë në këtë rast, si persona të kërkuar nga Policia e Kosovës, në përpjekje për të identifikuar personat e kërkuar.

Hetimi Kosova 2.0 përfshin shtatë incidente të veçanta që janë duke u hetuar nga një ekip i përbashkët i Policisë së Kosovës dhe EULEX-it. Përveç incidentit që ka ndodhur më 14 dhjetor 2012 tek Salla e Kuqe, Pallati i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ka pasur edhe disa incidente të tjera në ose afër datës së njëjtë.

Të gjitha incidentet kanë të bëjnë me vepra penale kundër komunitetit të lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve dhe transseksualëve (LGBT) në Kosovë.

Deri tani hetimet e policisë kanë rezultuar me identifikimin e 12 (dymbëdhjetë) personave si të dyshuar të mundshëm për vepra të ndryshme, kundër 5 (pesë) prej të cilëve prokurori ka hapur një hetim formal.

Policia e Kosovës falënderon të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm të treguar, si dhe në të njëjtën kohë kërkon nga të gjithë ata të cilët kanë informata të besueshme të na kontaktoni në numrat e telefonit; 192, 92 dhe 038 242131 prej orës 08:00-16:00.

Të gjithë ata që ofrojnë informacion të besueshëm për Policinë e Kosovës do të trajtohen në mënyrë konfidenciale.

Publikimi i njoftimit zyrtar së bashku me fotografitë e personave të kërkuar mund të gjenden në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës, www.kosovopolice.com”, përfundon njoftimi i PK-së. /Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›