I dërguari i OKB-së: Të zbardhen krimet e komunizmit
Autori i Lajmit: Silvana Balliu
Raportuesi i posaçëm i OKB-së për të Drejtat e Njeriut për vrasjet jashtëgjyqësore, Philip Alston i kërkoi Kryeministrit Berisha zbardhjen e krimeve të Komunizmit, por jo vetëm të viktimave, por edhe të autorëve të ekzekutimeve.
“Shqipëria duhet të zbardhë krimet e kryera gjatë diktaturës komuniste dhe të bëjë transparencën e plotë për ngjarjet dhe aktorët”, u shpreh Alston. Kjo ishte kërkesa e të dërguarit të OKB-së, Filip Alton në takimin e tij me Kryeministrin Sali Berisha. Ai ka kërkuar më shumë transparencë në lidhje me zbardhjen e krimeve të komunizmit.
Ekzekutimet pa gjyq
Alston parashikohet të largohet sot nga Shqipëria, ku ka marrë informacione që pritet ti raportojë pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), për vrajet pa gjyq, çëshjte si Gërdeci, apo dhe gjakmarrjet në Shkodër. Rëndësi të veçantë në këtë takim i është dhënë çështjes së eshtrave të gjetura në dajt, vetëm pak kohë më parë, të cilat dysohet të jenë pushkatuar pa gjyq në kohën e komunizmit. Alston është shprehur i të njëjtit mendim përsa i përket ngritjes së Task-Force nga Qeveria, lidhur me këtë çështje. Alston e ka renditur Shqipërinë, si një ndër vendet me më pak probleme për sa i përket numrit të vrasjeve jashtëgjyqësore, duke theksuar se Shqipëria lë pas edhe shumë vende të zhvilluara në këtë drejtim.
Legjislacioni
“Alston përshëndeti dhe vlerësoi faktin që në Shqipëri ekziston kuadri i plotë ligjor për krimet ndaj jetës së njeriut, si edhe vendosmërinë dhe rezultatet e qeverisë në luftën kundër krimeve ndaj jetëve njerëzore, përfshi edhe rastet krimeve për arsye të hakmarrjes, por edhe ndaj krimeve të tjera siç janë dhuna në familje, etj”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë në lidhje me takimin. Kryeministri Berisha e njohu përfaqësuesin e OKB-së me masat e rëndësishme te marra nga qeveria shqiptare, si ato financiare ashtu edhe të tjera kundër dhunës në familje si dhe për mbrojtjen dhe integrimin e viktimave të dhunës në jetën e përditshme.
Presidenti Topi
takohet me Filip Alston
I dërguari i OKB-së, Filip Alston ka përfunduar takimet e tij të parashikuara në axhendë me vizitën me Presidentin Bamir Topi. Nga sa mësohet a dhe delegacioni i tij janë njohur nga Presidenti me çështje të tilla si respektimi i të drejtave të njeriut si “element substancial i çdo shoqërie demokratike”. Presidenti Topi vuri në dukje gjatë bisedës se, shteti shqiptar po bën përpjekje serioze në luftën kundër krimit të organizuar dhe fenomeneve negative si trafikimi i qenieve njerëzore, gjakmarrja dhe dhuna në familje, duke pasur në këtë drejtim dhe mbështetjen e vazhdueshme të strukturave të posaçme dhe misioneve të specializuara ndërkombëtare, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në vendin tonë.
Ky lajm është publikuar: 23/02/2010