Nestor Tereska: Çdo ditë më kapin njerëz që duan të shesin veshkën
Autori i Lajmit: Denisa Kona
Nisma e ndërmarrë nga mjekësia shqiptare për kryerjen e transplantit të veshkave në vend, ka marrë dje “ok”-in për një mbështetje të mirë financiare. Shefi i shërbimit të Nefrologjisë në QSUT, Prof. Dr. Nestor Tereska na thotë me entuziazëm se më në fund është hapur “thesi” dhe pikërisht dje drejtoresha e spitalit, Gjeorgjina Kuli, e kishte njoftuar se janë gjetur fonde të konsiderueshme. Pritet që shumë shpejt të fillojë të çlirohet lista e pacientëve për transplant. Përveç këtij lajmi që pritet me padurim nga pacientët e të afërmit e tyre, profesor Tereska parashikon të ardhmen edhe për transplantet e tjera, brenda 30 vjetëve të ardhshëm.
-Prof. Nestori. Ka rreth 3 vjet që në Tiranë është ngritur Njësia Kombëtare e Transplantit të Veshkave. Si ka ecur kjo ndërmarrje në këto vite, cila është situata sot për zgjidhjen e kërkesave për transplant në vend?
Për herë të parpë, nga viti 2006 ne na lindi ideja, që të futemi në një projekt evropian, se pa një projekt evropian nuk bëhej transplanti në Shqipëri. Sepse projekti të financon, sepse projekti të jep shansin të bashkëpunosh me njerëz me mend, të krijon mundësinë e gjithë specializimeve. Gjithashtu, ky projekt na dha mundësinë e krijimit të një mentaliteti të ri pune, punës me ekip. E vetmja gjë që nuk bëjmë ne si mjekë në Shqipëri, është që nuk punojmë në ekipe, ne punojmë secili për llogari të tij. Por ngritja e kësaj bërthame për të realizuar transplantin e veshkave në vend, korrigjoi një defekt të stilit të punës sonë.
-A mund të ndihen të sigurt pacientët në duart e një ekipi tërësisht shqiptar?
Po plotësisht. Ekipi përbëhet nga urologët që merren me kirurgjinë e sëmundjeve të aparatit urinar, imunologët, që mbulojnë reaksionet imunologjike me doktor Sulçebegun në krye dhe ekipi i nefrologëve ku bashkë me mua janë doktor Sulejman Kodra, Arjana Strakoha, Dr. Myftar Barbullushi dhe Alma Idrizi.
Kz ekip që në fillim krijoi projektet e punës, një metodologji shkencore. Të gjithë mjekët kanë shkuar disa herë në klinika universitare të Italisë dhe të Zvicrës për të parë nga afër kirurgjinë e sëmundjes. Në këtë grup të harmonizuar, nefrologët merren me ndjekjen klinike të të sëmurit, imunologët me të gjitha analizat që duhen bërë. Filozofia jonë ishte testimi i vetvetes dhe njëri-tjetrit: “A jemi ne në gjendje ta bëjmë?” Dhe, ia lamë ekipeve italiane “akreditimin”. Kur shkova në Bari disa herë, bashkë me kolegët e mi, i pyesnim doktorët italianë: “A jemi ne në gjendje ta bëjmë vetë transplantin, se aventurë nuk do të bëjmë?” Ne na duhej garanci. Nga fundi i vitit të kaluar, ekpi italian arriti në konkluzionin që mjekët shqiptarë janë në gjendje tia dalin mbanë në mënyrë të pavarur…
-Profesor, kur frikësoheshit apo hezitonit se a jemi në gjendje apo jo, kishit parasysh kapacitetet profesionale apo infrastrukturore?
Të dyja i kisha parasysh. Edhe kapacitetet infrastrukturore edhe intelektuale. Bile në konfidencë, e kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe kemi matur forcat. E shihja ndonjëherë doktor Xhanin të emocionuar. Një ditë duke pirë një kafe, i thashë: ”Mustafa, jemi apo nuk jemi në gjendje, se mos bëjmë ndonjë hap fals?” Dhe bindja e tij ishte se ne jemi plotësisht në gjendje.
Së dyti, problemi i infrastrukturës ishte në mendjet tona. Kur erdhën italianët, thanë: ”Kjo sallë nuk bën, duhet dhe kjo, dhe kjo”. U detyruam jashtë fondeve të projektit ti drejtohemi Ministrisë së Shëdetësisë, të na shtojë pak fondin. Madje, i jemi drejtuar edhe zotit Bode, se ajo shtesë ”e vogël” do të thoshte 200-300 milionë lekë. Kështu që, i falenderoj sepse mundësuan ndërmarrjen më të madhe në mjekësinë shqiptare deri sot, e madhe sepse kërkonte edhe një kosto me parametra evropianë dhe, këtu, nëse do të dështonim, do të ishte një dështim përgjithnjë. Nuk do ta merrnim dot më veten.
I arritëm të gjitha. Por donim që italianët të ishin në transplantin e parë, qoftë për mbështetje psikologjike. Ata prunë mjekë të dëgjuar, profesor Batalien me kolegë të tjerë dhe operimi u krye brenda të gjitha standardeve. Pala italiane në pështypjet e saj në shkëmbim ndihme me ne, u kënaq shumë. Dhe parashikohet që të vijë prapë. Më pas, ne do të vazhdojmë ti kryejmë transplantet vetë, por do të duhet gjithnjë mbshtetja financiare. Dje më mori në telefon drejtoreshë Xhina dhe më tha që gjith]ka po shkon mirë, janë gjetur fonde të konsiderueshme për transplantin renal. ”Ju lutem na bëni një preventiv të sakë, që të futemi edhe ne për të nxitur këtë nismë”, më tha.
Por ne mjekët, anën ekonomike e anashkalojmë dhe nuk jemi kaq të dhënë pas preventivave. Unë dje bëra një mbledhje me mjekët që të fillojmë të punojmë për të bërë një përgatitje të afërt për transplantin.
-Ndërkohë kur është hapur kjo dritë jeshile për transplantin në spitalin tonë shtetëror, sa e madhe është kërkesa dhe e ka shumë njerëz në listë?
Kërkesa është e madhe, të jemi realistë. Një pjesë e të sëmurëve që janë në gjendje ekonomike,edhe në kohën që ne flasim, shkojnë e bëjnë në vendet e Evropës. Por bëhet fjalë për njëkosto prej rreth 60 mijë eurosh, sidomos vitin e parë, se vitet e tjera bie pak kostoja. Këtu transplantet do të bëhen pa lekë, bile edhe për transplanetet që janë bërë në spitalin privat amerikan, kostot i ka mbuluar qeveria shqiptare. Të sëmurët shqiptarë nuk kanë paguar asnjë lek deri më tani. Përsa i takon numrit të operacioneve, në konsultimin që bëmë para ca ditësh me ekipin e urologjisë, thamë që duke parë edhe eksperiencën botërore dhe të vendeve të tjera ballkanike, ne do të ishim të kënaqur me 12-15 raste në vit në dhjetëvjetëshin e parë.
-Sa përqind të kërkesave do të arrinit të ezauronit me 12 apo 15 raste në vit ? A do të zgjidhej së paku 30% ?
Kjo mund të ezauronte një përqindje të konsiderueshme, themi se tek 30%-shi do ta arrinim, sepse ne një pjesë të madhe i fusim në dializë, një pjesë ikin jashtë, një pjesë e madhe shkojnë tek privatët.
-Sa transplante veshke janë bërë në spitalin privat amerikan deri tani?
Janë bërë disa raste, rreth 10. Kanë ardhur mjekë nga Amerika, nga Autria, por të gjita rastet përgatiten klinikisht nga stafi i nefrologëve të QSUT-së. Të gjithë ndiqen këtu.
-Po QSUT a ka kushte aktualisht për të marrë përsipër tranplantin e veshkave?
Ne, në fazën e parë nuk kemi qejf ngaqë nuk kemi kushte asepsie, se këta të sëmurë janë si ai fëmija i porsalindur. Një infeksion qoftë edhe viral, i merr më qafë. Pastaj, është më ndryshe. Trajtimi pas operacionit bëhet këtu. Disa të sëmurë që i kanë bërë transplant para 6 muajsh, një vit, dy vjet i kemi të shtruar në pavijon edhe sot që po flasim bashkë.
-Sa ka shkuar lista deri tani profesor?
Të themi të drejtën, ne tani po bëjmë rregjistrimin final. Eshtë një projekt italian, bile sivjet do të bëhen publikimet e para në Evropë,sepse deri tani,faqja e rregjistrimit shqiptar në të gjithë Europën, në të gjithë kongreset është e bardhë. Kemi nisur tashmërregjistrin kombëtar, që është një hap po kaq i rëndësishëm, sa edhe ngjarje të tjera. Ne do të dimë pas kësaj, sa të sëmurë kemi në Shkodër, sa në Gjirokastër, gjë që tani për tani nuk e dimë.
-Kemi dëgjuar se deri tani këtu vetëm dhurohet veshka e nuk bëhet fjalë për shitje. Kjo vjen ngaqë nuk është e përshtatshme veshka e një të huaji, apo sepse nuk dëshirojnë njerëzit të japin pjesë nga trupi i tyre, qoftë edhe me fitim të madh apo është frika e ndonjë keqinterpretimi etj.?
Brenda në pyetjen tuaj ishin në fakt edhe disa përgjigje të vogla që do të jap unë. Ne tani po i bëjmë transplantet nga të afërmit; për shumë arsye: Për të arritur sukses, për të qenë më të sigurt, për ta gjetur më shpejt, por nga ana tjetër..për të evituar edhe çdo lloj përflitjeje për abuzim. Jemi shumë të ndjeshëm në këtë drejtim, se sikurse kemi dëgjuar, edhe në vende të tjera, ka shembuj abuzimi. Natyrisht, do të vijë koha edhe në Shqipëri për këtë gjë. Por, në radhë të parë, duhet të përgatitet legjislacioni dhe ne nuk kemi legjislacion për shitjen e organeve. Edhe sikur të dojë dikush të shesë veshkë, nuk do ta pranonim, se nuk kemi ku bazohemi. Çështë e vërteta, më kapin përditë rrugës dhe më kujtohen mes tyre disa raste, njerëz shumë seriozë, që më kanë shprehur një gjë të tillë. I kam parë pak me habi, skam folur...Por po kështu do të bëhet edhe me kadavrat, të vdekurit. Evropa e zgjidh problemin e tranplantit më shumë me kadavrat, ruan organet e atyre që humbasin jetën aksidentalisht. Por kuptohet ka një bankë për këtë punë, ka tenologjinë e saj.
-Sa vjet do të duhen të hyjnë në Shqipëri këto të fundit që sapo thatë; transplanti i veshkave të shitura, transplanti i veshkave të kadavrave të ruajtura në bankë organesh? Mos ndoshta 100 vjet?
Jo, unë them më shpejt. Para 30 vjetëve. Kur isha në Francë në vitetn 70 të specializimit tim dhe pashë transplantin e parë, mendova që në Shqipëri kjo do të dojë nja dy shekuj. Por ja nuk kaluan më shumë se 30 vjet dhe ndodhi. Kjo për të gjithë mjekët ishte ëndërr, që të bëhej transplanti në Shqipëëri, nuk e mendonte njeri. Dukej ëndërr, sikurse nuk mendohet dot sot për transplantin e palcës së kockave, për transplantin e mëlçisë, për transplantin e pankreasit. Por transplanti veshekës është dallëndyshja e parë dhe unë nuk e shoh të largët ditën, që këtu të bëhen edhe transplantet e organeve të tjera. Por, duhet të rregullohen disa gjëra, jo vetëm përsa i takon legjislacionit...
Kjo punë do edhe pasion, do dëshirë, por do edhe që mjeku të paguhet më mirë, sepse do të rrijë 24 orë.
-Meqë jemi këtu, personeli apo grupi i ngritur për transplantin, a e ka marrë shpërblimin e premtuar për sfidën e parë që përballoi me sukses?
Të them të drejtën ia kam propozuar të gjitha organeve përkatëse, që këta njerëz të kenë një sadisfaksion, sepse këta njerëz do të rrinë në gadishmëri 24 orë në 24 orë. Transplanti nuk kërkon njerëz, që mbarojnë punën këtu dhe e mbajnë frymën në12.00 tek privati. Edhe pse kam respekt për këtë shërbim. Por, secili duhet të bëjë punën e tij. Po nuk ndjenje tek koka e pacientit natën, ditën, pa pasion, pa njëfarë idealizmi, pa njëfarë krenarie kombëtare, nuk bëhen këto vepra të mëdha, këto nisma si transplanti.
Më kanë thënë shumë të njohur gjatë këtyre tre viteve se çtu desh që e more përsipër, pse nuk rri rehat. Por, ndryshe, po nuk i hapëm punë vetes, po nuk guxuam, nuk kemi bërë aq sa duhet për popullin. Transplanti i parë në vend na ka dhënë sadisfaksion të madh. Na kanë marrë në telefon shokë e kolegë nga Amerika, Zvicra, Kosova, nga Franca për këtë hap që Shqipëria hodhi
-Profesor Nestori, a ka raste të sëmurësh që kanë nevojë për transplant, por që nuk gjejnë gadishmëri nga të afërmit për ta dhuruar njërën veshkë?
Gjatë këtyre 30-40 vjetëve, kam parë skena të ndryshme të humanizmit brenda rrethit famijar. Edhe nga ato që lexoj nëpër libra. Ka njëfarë romantizmi në vetvete transplanti! Nga sa kam lexuar, më ka bërë përshtypje një statistikë domethënëse: Në një përqindje të madhe rastesh dhuron veshkën nëna për djalin, pastaj dhuron motra për motrën ose për vëllain, në një përqindje më të vogël dhuron babai për fëmijët dhe në përqindje shumë-shumë të vogël jep vëllai.
-Po teze, halla etj, a paraqiten si raste për dhurim?
Deri tani, nuk ka patur raste të tilla, sepse në Shqipëri duhet të krenohemi që gjendet gjithnjë më i afërmi që ofron dhe kjo nuk mbetet për më tej. Nuk do ta harroj një episod të jetës sime në Francë. Isha me doktor Petrelën në vitin 78 dhe një nga drejtuesit shqiptarë vizitohej tek një specialist otorino. Të gjithë studentët shqiptarë në ato vite shkonin e vizitonin, rrinin me orë të tëra me të, se me thënë të drejtën, ishte edhe tip i shoqërueshëm. Një nga mjekët më të mirë të Parisit, na pyeti: Shumë ju shoh këtu juve. Vini gjithë ditën. Nuk keni punë ju që vini? Me përgjigjjen që dhashë, mu duk në fillim sikur mbrojtja imazhin e vendit, por më pas më erdhi pak turp. I thashë: “Shiko profesor, kjo është pak që bëjmë ne. Në Shqipëri ne kemi një solidariet të tillë, që një të sëmuri sado pak, në fisin apo shoqërinë tonë, gjithë fisi dhe ndërmarrja shkojnë i bëjnë shoqëri në spital. Dhe ai me ironi tha: “Po ju nuk keni punë? Të papunë jeni të gjithë?” Aty e kuptova që e teprova.
Por e vërteta është se ne jemi më solidarë se të huajt dhe këtë e shikoj ende. Unë shoh që po të jetë një njeri për transplant, më kapin me dhjetëra. Këtu në Shqipëri nuk ka problem për të gjetur veshkë në familje.
-Përveç dhurimit në lidhje gjaku, a ka dhurime mes bashkëshortëve ose së paku gadishmëri për tu ekzaminuar me qëllimin për të dhuruar?
Në shumë raste, unë kam vënë re që jep edhe burri për gruan e gruaja për burrin. Ne me syrin tonë si mjekë shikojmë se familja shqiptare është ende e fortë. Nuk ka nevojë të përmend emra.Sot përshembull më erdhi një çam nga Vlora, më erdhi edhe një tjetër
Nga Shijaku. Në rastin e parë ishte një burrë që interesohej për gruan që bën dializë dhe insistonte që ta jepte veshkën një orë e më parë. Ndërsa në rastin e dytë ishte gruaja që donte të dhuronte për burrin se nuk e shihte dot të sëmurë. Pra, këtu bashkë me problematikën mjekësore, është edhe ajo sociale, emocionale.
-Çfarë kriteresh duhet të përmbushë një person për të qenë i përshtatshëm për të dhuruar veshkën e tij?
Padiskutim që duhet të jetë njëherë mirë nga ana mendore që të kuptojë rëndësinë e situatës, ti ketë të dyja veshkat mirë...
-Po të ketë përshembull rërë në veshka?
Po të ketë rërë në veshka nuk është ndonjë problem, ne shikojmë funksionin renal, përputhshmërinë indore, grupet e gjakut etj, pra kemi një protokoll shumë strikt si] e ka Italia.
Intervistoi Denisa Kona
Ky lajm është publikuar: 25/01/2010