E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kostantini: 1700 vjetori i Ediktit të Milanos dhe Liria Fetare"

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha përshëndeti të sot simpoziumin me titull: "Kostantini: 1700 Vjetori i Ediktit të Milanos dhe Liria Fetare", të organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë.

Berisha vlerësoi Ediktin e Milanos, vepër hyjnore e perandorit më të ndritur të gjitha kohërave e perandorive, perandorit Kostantin.

"Në këtë konferencë nderojmë njërin nga aktet më të rëndësishme më themelore në historinë e qytetërimit perëndimor, por dhe të njerëzimit në tërësi. Edikti i Milanos, vepër kjo hyjnore tokësore e Perandorit më të ndritur të të gjitha kohërave dhe perandorive, Perandorit Kostandin, përbën një akt hyjnor dhe tokësor të denjë për një kapitull të artë në të gjitha librat e shenjta të besimit”, tha Kryeministri Berisha. 

“Ilir në origjinë, dardan në prejardhje ai bën krenar në këtë përvjetor çdo shqiptar. Jam i sigurtë se ky është viti i tij, viti i tij i madh”, theksoi Kryeministri Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›