E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, percillet ne banesen e fundit, Seadi i Kafazit të Artë

SHKUP-I eshte dhene sot lamtumira e fundit Sead Zeadini, ish-pjesëmarres i spektaklit “Kafazi i Arte”, i cili humbi jetën të premten, 26 Shkurt tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor në Maqedoni. Të afërm, miq dhe shokë u mblodhen ne mesdite ne xhaminë e Jahja Pashes në lagjen e Cahirit ne Shkup ku dhe u kryehen ritet fetare. Me pas trupi i 28 vjecarit u percoll ne varrezat e familjes, në një fshat pranë Shkupit.

Ne aksidentin tragjik , ne dalje te qytetit te Gostivarit humben jeten dhe 2 te afermit e tij, nipi 3 vjecar dhe nusja e vellait.
Nderkohe te afermit e Seadit te kontaktuar ngaTV News24 kane pohuar se vellai i tij, Fuati ka dale nga gjendja e komes ku ra menjehere pas aksidentit. Makina ku udhetonin 4 anetaret e familjes Zeadini, drejtohej nga Fuati dhe u perplas me nje kamion me targa shqiptare.
Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionin, nje 38 vjecar nga Devolli , i cili ka shpjeguar aksidentin. Ai ka deklaruar se ne momentin qe udhetonte ishte detyruar te parakalonte , kur nje makine qe ecte perpara tij ka frenuar. Ne mometin e parakalimit ai eshte perplasur me makinen ku udhetonin 4 pjesetaret e familjes Zeadini. Ndaj të cilit është marre masa e paraburgimit, ndërsa pritet perfundimi i ekspertizes.
Seadi njihet ne Shqiperi per lojen e bukur ne realiti shown shqiptar "Kafazi i Arte" ku interes te vecante pati lidhja me vajzen nga Tirana, Aulona Musta.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›