“Kujdes, Shqipëria vjen për barazim”, Sushiç: Jemi nën presion, në Rumani qe e turpshme
BOSNJE- Nëse luajmë si me Rumaninë, rrezik na mund edhe Luksemburgu. Ka qenë kjo deklarata e bërë te dielën nga trajneri i kombëtares boshnjake Safet Sushiç, vetëm dy ditë pas disfatës së rëndë me Rumaninë, në shifrat 3-0. Sushiç ka kërkuar nga skuadra e tij që ta vlerësojë në maksimum Shqipërinë, pasi në të kundërt, gjithçka do të marrë fund përsa u përket shpresave për kualifikim.
“Ne jemi nën presion dhe jo shqiptarët, të cilët nuk kanë detyrim të vijnë këtu e të fitojnë, - deklaroi tekniku i Bosnjes. – Ata do të kënaqen edhe me një barazim, ndërsa ne duhet të japim gjithçka në fushë, në mënyrë që të lëmë pas zhgënjimin në Rumani. Unë vazhdoj të mendoj se të premten bëmë një paraqitje të turpshm dhe nëse vazhdojmë të luajmë kështu, atëherë rrezik na mund edhe Luksemburgu”,-shtoi Safet Sushiç.
Bosnja ka 7 pikë në grupin D, ndërsa ajo ka zhgënjyer në dy takimet më të forta që ka patur deri tani, duke u mundur 0-2 nga Franca në shtëpi, si edhe 3-0 nga Rumania ditën e premte. Ndaj Shqipërisë, boshnjakët kanë shansin të marrin vendin e dytë në grup.
(e.m/A.Latifi/BalkanWeb)