E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prishen kontratat me te pastrehet

Enti Kombëtar i Banesave ka vendosur të prishë kontratat me të gjithë ata qytetarë që kanë përfituar nga statusi i të pastrehëve, por qe nuk kanë shlyer rregullisht këstet për blerjen e tyre.

"Te gjitha ata që s'kanë paguar do kalojnë me qera sociale per nje periudhe 10-vjecare dhe humabsin përfundimisht të drejtën për privatizimin e tyre", u shpreh drejtori i Entit te Banesave, Ilirian Proko.

Drejtori Proko bën të ditur se vendimi do të preke një numër të konsiderueshëm familjesh, të cilat nuk kanë qenë korrekte në shlyerjen e pagesave.

"Kemi 94 familje për të cilat është marrë vendimi, ndërkohë që po përgatisim edhe listën e dytë", u shpreh Proko.

Në tre vitet e fundit, Enti kombëtar ka ndërtuar rreth 1 mijë banesa sociale për të pastrehët. Por sipas Prokos ndërtimi i apartamenteve nuk është e vetmja rruga me të cilën shteti ndihmon të pastrehët.

Që nga krijimi i tij në vitin 1993, Enti ka ndërtuar rreth 15 mijë apartamente, në të gjithë vendin, të cilat janë përfituar nga të pastrehët me kushte mjaft lehtësuese.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›