“Miqtë e Sirisë” legjitimojnë Këshillin Kombëtar sirian
STAMBOLL- Konferenca “Miqtë e Sirisë” ka mbyllur takimin e sotëm në Stamboll duke deklaruar se njeh Këshillin Kombëtar Sirian si përfaqësues legjitim të të gjithë sirianëve. Vendet pjesëmarrëse në këtë konferencë ranë dakord të mbështesin planin e të dërguarit të OKB-së dhe Ligës Arabe, Kofi Anan duke i kërkuar atij të caktojë një afat kohor për aplikimin e këtij plani.
Përfaqësues nga më shumë se 60 vende të Perëndimit dhe të vendeve arabe morën pjesë në takimin në Stamboll, për t’i bërë presion Damaskut, që t’i japë fund aksionit njëvjeçar kundër opozitës.
Rusia, Kina dhe Irani nuk ishin të pranishme. Gjatë konferencës, sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, i kërkoi qeverisë së Asad, që të ndërpresë operacionet që kanë në shënjestër civilët, ose do të përballen me “pasoja serioze”. Ndërkohë opozita siriane deklaron se rebelët që luftojnë kundër Asad do të paguhen pasi shtetet e pasura të Gjirit do të sigurojnë miliona dollarë për fondin e Këshillit Kombëtar Sirian.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)