Mianmar, partia e Aung San Suu Kyi fiton zgjedhjet
MIANMAR- Pas 15 vitesh në arrest shtëpie, Aung San Suu Kyi do të ulet në parlamentin e Mianmarit, ish-Birmania. Partia e saj Liga Kombëtare për Demokraci njofton se është në krye në 99% të rajoneve ku është votuar. Sipas rezultateve të para jo zyrtare fituesja e çmimit Nobel për paqen ka marrë 270 vota kundrejt 37 votave që ka marrë rivali i saj i partisë në pushtet.
Edhe në zona të tjera partia e saj është në avantazh të madh kundrejt kandidatëve të tjerë. Këto zgjedhje konsiderohen si një test për reformat politike të premtuara nga qeveria, megjithëse partia në pushtet që mbështetet nga ushtria vazhdon të dominojë.
Gjithsesi gjatë fushatës gazetarët e huaj dhe vëzhguesit ndërkombëtar kanë pasur aksesin më të madh që u është dhënë ndonjëherë. BE ka lënë të kuptohet se mund të lehtësojë disa prej sanksioneve ndaj Mianmarit nëse procesi shkon mirë.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)