“Naim Frashëri i Artë” i jepet aktorit Sulejman Dibra
TIRANË- Aktori Sulejman Dibra është dekoruar me titullin “Naim Frashëri i Artë”, i akorduar nga Presidenti i Republikës, Bamir Topi. Në ceremoninë e zhvilluar sot në Teatrin Metropoli, Dibrës iu dha ky titull me motivacionin për interpetimet në nivel të lartë artistik në teatër dhe kinema si dhe për kontributin me rëndësi në institucionet e artit skenik shqiptar.
Gjatë karrierës së tij, më shumë se 40 vjeçare, artisti Sulejman Dibra ka punuar në disa institucione, ka interpretuar disa role në kinema dhe teatër, ka qënë pedagog në Akademinë e Arteve, etj. Por, mbresa më e madhe për të është momenti kur në Estradë filluan të viheshin komedi, apo të zhvilloheshin recitale.
“Kam qënë një punëtor i thjeshtë me dashuri të madhe për artin edhe pse në një familje jo me traditë artistësh”, tha Dibra gjatë ceremonisë.
Sulejman Dibra ka lindur në vitin 1943 në qytetin e Shkodrës. Në kinematografi Dibra ka interpretuar në 13 role. Roli i tij i parë ishte ai Partizanit të plagosur në filmin “Komisari i Dritës”, ndërsa më tej interpretoi në filmat “Njësiti “Guerril” , “Kasketa”, “Operacioni “Zjarri””, “Tinguj Lufte”, “Nëntori i dytë” “Ne dhe Lenini”, etj.
(m.a/BalkanWeb)