E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarre të fuqishëm në Kukës dhe Tropojë

“Edhe pse në vendngjarje janë të pranishme forca të ushtrisë, punonjës të ndërmarrjes së shfrytëzimit pyjor, si dhe banorë të fshatrave përreth, largësia e madhe dhe terreni mjaft i thyer, e bëjnë të pamundur dërgimin e zjarrfikëseve, ndërsa shuarja me mjete rrethanore është thuajse e pamundur”, thotë përgjegjësi i zyrës së Emergjencave Civili në Qarkun e Kukësit, Azem Tema.

Zjarre të fortë ka pasur edhe në masivin pyjor të fshati Pac fare pranë Kepenekut dhe Stroberdës në rrethin e Tropojës. Për shkak të zgjerimit të vatrës së zjarrit, e cila duket se po përparon, do të mblidhet shtabi i Emergjencës Civile për organizimin e punës  dhe mobilizimin e banorëve të fshatrave përreth.  Prefekti i Qarkut, Elez Maci, tha se deri tani zjarri ka djegur kryesisht shkurre, por shtoi se flakët e zjarrit po i afrohen pyjeve me drurë të lartë.

Kur temperaturat vazhdojnë të jenë të larta, ai thotë se puna për shuarjen e kësaj vatre, është e vështirë. Një rrezik tjetër është se kjo vatër zjarri, e cila  përfshiu në këto dy ditë një sipërfaqe prej mbi 50 ha, kryesisht shkurre, është se ndodhet pranë qendrave të banuara. Dy ditë më parë, kjo vatër zjarri përfshiu dhe dogji krejtësisht 4 banesa, të cilat ishin të pabanuara. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 13:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›