E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja për hakmarrje në Tiranë, arrestohen autorët

Në pranga përfunduan shtetasit Jakup Qemal Shahu, 38-vjeç, si dhe Agron Gëzim Isiu, 31-vjeç, lindur në Tiranë dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë pasi mbrëmë në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë, për motive xhelozie, shtetasi Jakup Shahu dyshohet se  ka vrarë me armë zjarri, automatik shtetasin Arjan Mejdani. Më pas për të njëjtin motiv, shtetasi Agron Isiu, ka tentuar të vrasë me armë zjarri automatik shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi, të cilët aktualisht ndodhen në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën.

Pas kryerjes së kësaj vepre penale të dy autorët e saj janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe nga forcat e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2 Tiranë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi të dy autorëve.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, janë sekuestruar me cilësinë e provës materiale, një pistoletë e kalibrit 7.62 mm, model 54 T.T, me nje kreher automatiku me fishekë. Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 20.40’ në rrugën “Irfan Tomini”,  në Tiranë ku mbeti i vrarë  me armë zjarri shtetasi Arjan Mejdani 28-vjeç, si dhe janë plagosur shtetasit Bujar Mejdani dhe Arben Muharremi. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-09-08 11:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›