E Diel, 1 Nëntor 2026

Policia e Kosovës: Protesta paqësore në veri

MITROVICE- Tubime dhe protesta ka pasur gjatë ditës së sotme në disa qytete të pjesës veriore të Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Radoi Evropa e Lirë e cila I referohet një deklarate për shtyp të policisë së Kosovës
Sipas policisë protesta ka pasur në në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposavic.

“Rreth 1 mijë persona, që konsiderohen punonjës të qendrës spitalore dhe të shtëpisë së shëndetit në veri të Mitrovicës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, deri tek ura kryesore e lumit Ibër, duke shënuar një protestë të qetë për gjysmë ore”.

Policia e Kosovës bën me dije gjithashtu se ka monitoruar këtë protestë, gjatë së cilës nuk janë shënuar incidente. Policia beson se protesta të tilla “janë të motivuara nga ngjarjet e fundit të ndodhura në veri të Kosovës”.

Në fund të njoftimit, thuhet se “situata e përgjithshme e sigurisë, pas përfundimit të protestave, paraqitet e qetë”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›