“Në shërbim të njerëzve në nevojë”, zonjat e klubit diplomatik dhurata për moshuarat
TIRANE - “Ne shërbim të njerzve në nevojë”, ka qënë kjo inisiativa më e fundit e ndërmarrë nga grupi diplomatik “Mirëserdhët ne Tiranë” I kryesuar nga znj Liri Berisha, ambasadorja e Egjiptit ,bashkëshortja e ambasadorit të OSCE Ana Maria Wolfarth si dhe ajo ambasadorit të Sllovenise të cilat kanë vizituar me rastin e festave të fundvitit një nga shtëpitë e hapura në kryeqytet nga Urdhri I misionareve të Nënë Terezës.
Së bashku me urimin për personat në nevojë që marrin shërbim në këtë qëndër, zonjat e klubit diplomatik kanë dhuruar për gratë e moshuara të strehuara këtu ëmbëlsira për festën e Vitit të Ri si dhe disa dhurata për gjithsecilën prej tyre.
Znj Liri Berisha në emër të grave diplomate shprehu mirënjohjete thellë për motrat misionare të Nënë Terezes, të cilat me përkushtimin e tyre kanë bërë nje punë të jashtëzakonshme për mireqënien e personave të strehuar këtu.
"Dua të shpreh në emër të grave diplomate, mirënjohje të jashtëzakonshme për motrat misionare të Nënë Terezës,për kujdesin që ato tregojne për ju, për kushtet që ato kanë krijuar dhe mundësitë që ju të jeni të gjithë bashkë", u shpreh znj. Berisha.
Misioni i motrave të Nënë Terezës është i shpërndarë aktualisht në 7 shtëpi në të gjithë vëndin dhe një tjetër në Kosovë. Misioni I tyre është I jashtëzakonshëm dhe një motiv I fortë për te përcjellë më shumë dashuri tek ata që jane sëmure, të moshuar, fëmijë apo në pamundësi ekonomike.
(er.nu/BalkanWeb)