101 arsye për të mos votuar PS-në
Shtatmadhoria politike dhe elektorale e PS-së, të ethshëm deri në padurim dhe kriza si të droguarish për të larguar me çdo kusht PD-në dhe Berishën nga qeverisja afro 8-vjeçare, u shprehën më 15 mars dhe do vazhdojnë të shprehen deri më 23 qershor se ekzistojnë 100 arsye për të mos e votuar më të djathtën, por pa renditur as 10. Natyrisht, duhen kuptuar dhe mëshiruar. 8 vjet në opozitë, duke hedhur baltë e blozë mbi çdo punë të pozitës dhe duke i vendosur gurë e drurë nën këmbë, për ta bllokuar dhe vonuar; pa privilegjet dhe përfitimet e shumta e të natyrshme, të qenies në pushtet, janë shumë dhe torturues. Rreziku apo parandjenja e humbjes së tretë janë me të vërtetë lemerisës, sidomos për Edi Ramën.
Por, nuk është punë e vështirë të gjenden dhe të radhiten 101 arsye për të mos votuar edhe PS-në.
1- PSSH është vazhduese gjenetike e PPSH-së së Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, për nga mënyra si u sajua në qershor 1991.
2- PSSH trashëgoi nga PPSH anëtarësinë dhe elektoratin, duke u hapur dyer dhe dritare edhe plot figurave dhe personazheve të damkosura për krime monstruoze gjatë zbatimit të luftës së klasave dhe të diktaturës komuniste…
3- PSSH mban edhe pas 22 vjetësh si Sekretar të Përgjithshëm dhe si kryetar të grupit të saj parlamentar Gramoz Ruçin, urdhërues dhe zbatues të masakrës së 4 prillit 1991 në Shkodër.
4- PSSH nuk ka dënuar zyrtarisht dhe publikisht Enver Hoxhën dhe diktaturën komuniste e nuk ka kërkuar falje për mijëra krimet dhe viktimat e tyre.
5- PSSH është autore dhe regjisore e kundërrevolucionit bolshevik më 1997.
6- PSSH shkatërroi më 1997 ekonominë, ushtrinë, pasuritë dhe imazhin e vendit, në emër të rrëmbimit prej saj të pushtetit politik në Shqipëri.
7- PSSH ka përgjegjësinë historike dhe ligjore për mijëra viktimat e revoltës komunisto-socialiste të vitit 1997, për dhjetëra viktimat e Otrantos, etj.
8- PSSH nuk ka qeverisur demokratikisht, por ka mbretëruar më 1997-2005, duke shkelur me të dyja këmbët ligjet, Kushtetutën dhe interesat kombëtare.
9- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e bandave kriminale, si Zani Çaushi, etj.
10- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e bandave të trafikut të klandestinëve për në Itali dhe Greqi, duke i mbushur Adriatikun dhe Jonin si dhe malet në brezin kufitar jugor me kufoma klandestinësh shqiptarë dhe të huaj.
11- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e bandave të trafikut të drogës dhe me “admiralët” dhe “kapitenët” e flotës së skafeve.
12- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e bandave të trafikut të prostitucionit, duke i mbushur trotuaret e qyteteve të disa vendeve evropiane me vajza shqiptare.
13- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e bandave të trafikut të fëmijëve dhe të organeve njerëzore.
14- PSSH ka bashkëpunuar më 1997-2005 me krerët e korrupsionit dhe të evazionit fiskal, duke i shndërruar doganat si hanet e kohës së Haxhi Qamilit.
15- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për lulëzimin në Shqipëri më 1997-2005 të industrisë së pastrimit të parave të pista.
16- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për lulëzimin në Shqipëri më 1997-2005 të ndërtimeve të paligjshme shumëkatëshe, edhe mbi qendrat e pakta të gjelbëruara, mbi zona dhe monumente arkeologjike si dhe në brezin e rërës në bregdet, duke prerë pa mëshirë mijëra pisha.
17- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për shndërrimin më 1997-2005 të sistemit të drejtësisë në më të korruptuarin në vend dhe të gjykatave në qendra pazaresh kriminale e të pista.
18- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për shndërrimin më 1997-2005 të shkollave dhe universiteteve si qendra tregtare, ku shiteshin nota, dëftesa, diploma, dëshmi, tituj shkencorë dhe vende pune.
19- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për shndërrimin më 1997-2005 të sistemit të shëndetësisë, të spitaleve dhe ambulancave në qendra, ku për çdo shërbim dhe operacion, në klinikat shtetërore, u duheshin paguar patjetër zarfe të rëndë mjekëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre e ku i sëmuri duhej të merrte me vete edhe ilaçe, çarçafë, batanije, pizhama dhe ushqime.
20- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për shndërrimin e saj më 1997-2005 në parti të majtë pa politikë të vërtetë e të sinqertë sociale, duke ia lënë përgjegjësinë dhe detyrën e saj gjenetike një partie të së djathtës, si PD.
21- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për afirmimin e saj si një parti që di vetëm të mashtrojë, të premtojë e të mos i realizojë premtimet.
22- PSSH ka përgjegjësi historike, ligjore dhe morale për afirmimin e saj si një parti që mendon dhe punon vetëm për privilegjet dhe përfitimet e lidershipit, të ministrave, deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë shtetërorë.
23- PSSH ka përgjegjësi ligjore dhe morale për mbajtjen më 1997-2005 të pagave të presidentit, kryeministrit, ministrave, deputetëve dhe të zyrtarëve të tjerë të lartë deri në 8-10 herë më të larta se të punonjësve të thjeshtë, si arsimtarëve, mjekëve, infermiereve, etj, kur tani më 2013 ky raport është deri në 4-5 herë.
24- PSSH ka përgjegjësi ligjore dhe morale për rritjen më 1997-2005 të pensioneve të punonjësve të thjeshtë, si të administratës publike, të arsimtarëve, mjekëve, infermierëve, etj, deri në 30%, kur gjatë qeverisjes së PD-së, nga 2005 deri më 2013 pensionet janë rritur rreth 80-100%.
25- PSSH ka qenë me deklarime dhe me votë kundër anëtarësimit të Shqipërisë në NATO dhe lëvizjes së shqiptarëve pa viza në Zonën Shengen.
26- PSSH ka qenë me deklarime dhe me votë, për 3 vjet, kundër marrjes nga Shqipëria të statusit të vendit kandidat për në BE.
27- PSSH ka qenë me deklarime dhe me votë kundër ndërtimit të Rrugës së Kombit, Rrugës së Arbrit, Rrugës Tiranë-Elbasan...
28- PSSH ka si kryetar Edi Ramën, një njeri që e ka shndërruar atë në një kompani biznesi personal, familjar apo klanor.
29- PSSH, me kryetar Edi Ramën meriton të humbë, sepse është një parti ku nuk ka demokraci të brendshme, debate të lira e konstruktive mes të barabartësh, forume që respektohen, dëgjohen dhe ndjehen, që kanë kurajën ta kundërshtojnë dhe kritikojnë në sy dhe publikisht kryetarin e tyre.
30- PSSH me kryetar Edi Ramën meriton të humbë, sepse është një parti ku kryetari bën ç’ti teket dhe vendos si të dojë, edhe për çështje madhore për interesat e partisë, të vendit e të kombit.
31- PSSH meriton të humbë, sepse ka si kryetar një njeri mosmirënjohës ndaj themeluesve dhe drejtuesve historikë të partisë, që i falën fronin dhe e mbështetën me vota dhe me heshtje, kur ai abuzonte rëndë dhe dënueshëm me pushtetet e kryebashkiakut.
32- PSSH, me kryetar Edi Ramën meriton të humbë, sepse i lemeris shqiptarët dhe ndërkombëtarët, kur kujtojnë se si gjatë mbretërimit të tij në Bashkinë e Tiranës lulëzuan tenderët korruptivë në favor të Koço Kokëdhimës, Dash Pezës, Tom Doshit, Fidel Yllit…, ndërtimet që masakruan zonat e pakta të gjelbëruara, që e betonizuan Tiranën dhe e kancerizuan ajrin e saj.
33- PSSH meriton të humbë, sepse ka për kryetar një njeri agresiv e të dhunshëm me fjalë e veprime ndaj grave, diplomatëve, gazetarëve, ndaj të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga ai.
34- PSSH do të humbë, sepse nuk është më PARTI SOCIALISTE, por thjeshtë Partia Rama, parti e miliarderëve dhe milionerëve dhe jo e socialistëve të thjeshtë, idealistë dhe militantë, që jetojnë ndershmërisht, me djersën e tyre.
35- PSSH do të humbë, sepse është një parti pa aleatë dhe pa koalicion të fuqishëm.
36- PSSH do të humbë, sepse ka pranuar të jetë në koalicion me të paktën 4 parti komuniste apo të punës, që kanë për idhull dhe perëndi monstrën Enver Hoxha, që ua bëri shqiptarëve për rreth 45 vjet ferr Shqipërinë.
37- PSSH do të humbë, sepse nuk ka strategji të vërtetë elektorale, alternativa shkencore e të realizueshme për sfidat kryesore ekonomiko-sociale dhe integruese të vendit.
38- PSSH do të humbë, sepse ka iluzionin se me taksën progresive mund të arrijë përballimin me sukses të sfidës së papunësisë masive, sidomos në moshat e reja; rritjen disafish të nivelit aktual të pagave dhe të pensioneve; të prodhimit industrial, bujqësor dhe blegtoral; të eksporteve, etj.
39- PSSH do të humbë, sepse është një parti që po i përmbyt shqiptarët me premtime mashtruese e të parealizueshme si në përrallat e 1001 netëve, si në përrallat e PPSH-së, deri më 1990 dhe akoma më të freskëta, të saj vetë, gjatë periudhës 1997-2005.
40- PSSH do të humbë edhe në bastionet e saj, sepse gjatë 8 vjetëve kur ishte në pushtet më 1997-2005, “i harroi” premtimet që u kishte bërë për rrugë të asfaltuara, (një nga këto rruga Berat-Skrapar), për përmirësimin e furnizimit me ujë, energji elektrike, për shkolla, qendra shëndetësore të reja e të rikonstruktuara, duke bërë në këto drejtime shumë më pak se PD-ja, gjatë viteve 2005-2013.
41- PSSH do të humbë, sepse ia kanë nxjerrë bojën me kohë bashkitë që drejtohen prej saj, që edhe pse gjatë viteve 2005-2013 kanë pasur buxhete shumë herë më të mëdha, kanë bërë shumë pak për qytetarët në përgjithësi, përfshirë pra, edhe elektoratin e tyre dhe shumë më tepër për kryetarët, ortakët dhe kushërinjtë e tyre.
42- PSSH do të humbë, sepse i mashtron paturpësisht shqiptarët, kur duke deklaruar se në Shqipëri qenkan 1 milion të papunë do të punësojë vetëm 300 mijë prej tyre, duke i lënë kështu në mëshirën e fatit 700 mijë të tjerët.
43- PSSH do të humbë, sepse “lista Edi Rama” është mbushur me kukulla apo ortakë të tij dhe spastruar nga personalitete elitare intelektualisht dhe me kontribute të mëdha qysh nga krijimi i saj, si Fatos Nano, Kastriot Islami, Arben Malaj, Ilir Gjoni, Ethem Ruka, Marko Bello, Albert Caçi, Qemal Minxhozi, etj.
44- PSSH do të humbë, sepse i lemeris shqiptarët dhe ndërkombëtarët, kur kujtojnë se për rikthimin e saj në pushtet nuk nguron të organizojë demonstrata të dhunshme si ajo e 21 janarit 2011.
45- PSSH do të humbë, sepse hapi krahët dhe dyert për LSI-në dhe Ilir Metën, kur gjatë 4 vjetëve nuk la gjë pa thënë e bërë kundër tyre, duke përfshirë edhe demonstratën e 21 janarit.
46- PSSH do të humbë, sepse duke pranuar koalicionin me LSI-në, hoqi nga zyrat e Berishës pisllëqet e zyrtarëve të Metës dhe ua hapi dyert që t’i marrin me vete në zyrat e qeverisjes teorikisht të llogaritshme të së majtës.
47- PSSH do të humbë, sepse Ilir Meta pi verë apo raki Skrapari me Edi Ramën, por mund të çojë ujë të bollshëm në mullirin e Berishës.
48- PSSH do të humbë, sepse ka humbur me kohë besimin dhe mbështetjen e shumicës së rinisë, të cilës PD, gjatë 8 vjetëve të qeverisjes së saj u ka hapur dyert e shkollave të larta, dyert e vendeve të BE-së, të qendrave të internetit falas në shkolla, posta, etj.
49- PSSH do të humbë, për arsyen se shumica e shqiptarëve nuk duan rotacion për rotacion, të bien nga shiu në breshër.
50- PSSH do të humbë, sepse shumica e shqiptarëve kanë bindjen se Edi Rama dhe “ekipi i tij kombëtar” është më i dobët se Berisha dhe lista e tij.
51- PSSH do të humbë, sepse Edi Rama ëndërron dhe flet për fitore, por luan për humbje, ndërsa Berisha po luan mjeshtërisht me hapësirat dhe avantazhet që i jep Kodi Zgjedhor; përvoja e gjatë në politikë dhe në qeverisje; me listën e aleatëve në koalicion; me listën e kandidatëve; me bagazhin e madh të punëve të mira të kryera; me bumin e investimeve dhe të veprave të inauguruara gjatë këtyre muajve të fundit, etj.
Po e përmbyll këtu, me 51 arsye. 50 të tjerat mund të gjenden duke marrë 25 emra tek lista ‘Edi Rama dhe 25 premtime nga 1001 përrallat e Edi Ramës’.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)