Pranga, qëlloi me levë në kokë policin, konflikti për ujin në shkollë
14/09/2011 Ngjarja në Stronik të Librazhdit, 28-vjeçari u kap i fshehur në pyje
LIBRAZHD- Policia arrestoi dje një 28-vjeçar që qëlloi policin me levë, pas një konflikti me banorët e fshatit për ujin e pijshëm. Burime të policisë bëjnë të ditur se është arrestuar shtetasi Poli Rrushi 28 vjeç me banim në Stronik të komunës Stravaj në Librazhd, pasi dy ditë më parë qëlloi me levë në kokë e më pas në trup punonjësin e policisë së Librazhdit, Nderim Allko, 39 vjeç. Shkak për këtë konflikt ka qenë uji i pijshëm. Banorët e fshatit ishin ankuar për mungesën e ujit në shkollë dhe në fshat, pasi këtë e kishte bllokuar një banor që nuk lejonte të dilte uji nga depoja. Banorët kanë njoftuar pushtetin vendor dhe më tej kryetari i komunës ka njoftuar punonjësin e policisë se duhej të zgjidhte një konflikt në fshatin Stronik. Pasi ka marrë këtë kallëzim, punonjësi i policisë ka shkuar në fshat dhe ka kërkuar që të sqarojë mosmarrëveshjen mes banorëve dhe 28-vjeçarit, por nuk ka gjetur mirëkuptim. Në çastin kur polici ka shkuar në depon pranë shkollës, Poli Roshi e ka qëlluar me levë pas koke dhe pasi uniforma ka rënë pa ndjenja, ka vazhduar ta qëllojë në pjesë të ndryshme të trupit. Kanë qenë banorë të zonës ata që kanë shpëtuar policin duke i dhënë ndihmën e parë. Pas dhunimit të uniformës, 28-vjeçari është zhdukur nga vendi i ngjarjes duke u fshehur në pyjet aty pranë. Uniforma Nderim Allko është dërguar në spitalin e Librazhdit, por për shkak të dëmtimeve serioze në kokë, është dërguar më pas për një shërbim më të specializuar në Tiranë. Pas kësaj ngjarjeje, policia është vënë në kërkim të agresorit dhe në orën 23.30 ka mundur ta arrestojë.
L. Lleshi